E Shtunë, 31 Tetor 2026

Berlinalja flet edhe shqip

Te enjten fillon Berlinalja 61-te dhe ashtu sic do te vit kryeqyteti gjerman do te jete per dhjete dite 10.-20.02 nen ethet e kinematografise Yje dhe yllka nga e gjithe bota do te shkelin tapetin e kuq ne sheshin Marlene Dietrich. Berlinalja do te hapet me nje film te vellezerve Coen The Gift Dhurata i cili nuk merr pjese ne garen konkurruese per Ariun e Arte.

Bildunterschrift Groszligansicht des Bildes mit der Bildunterschrift Bujar Alimani

Per here te pare ne historine e Berlinales konkurron zyrtarisht nje bashkeprodhim amerikano-shqiptar. Behet fjala per The Forgiveness of Blood ne shqip Falja e gjakut i regjisorit amerikan Joshua Martson tema e te cilat jane pasojat e gjakmarrjes ne Shqiperine e sotme. Ky model arkaik thyhet ne kete film sepse tema trajtohet nga perpsektiva e te rinjve te cilet nuk e kuptojne kete zakon tha drejtori i festivalit Dieter Kosslick gjate prezantimit te programit ne Berlin.

Falja e gjakut eshte filmi i dyte i 42-vjecarit Joshua Marston mbas atij kolumbiano-amerikan Maria full of Grace. Ish-reporteri i televizionit ABC e ka shkruar skenarin e filmit aktual se bashku me kineastin shqiptar Andamion Murataj njekohesisht producent. Keta si dhe aktoret ne rolet kryesore Tristan Halilaj Sindi Lacej Refet Abazi e Ilire Vinca elaj do te jene te pranishem me rastin e premieres boterore te filmit te premten me 18 shkurt. Pikerisht nje dite para se juria me ne krye aktoren italo-suedeze Isabella Rosselllini do te shperndaje Arinjte e Arte. Gjithsej 16 filma jane vene ne gare per ta.

Bildunterschrift Groszligansicht des Bildes mit der Bildunterschrift Joshua Marston regjizor i filmit Falja e gjakut

Amnistia ne Forum

Por Berlinalja flet shqip qysh ne diten e dyte te saj Me 11 shkurt do te behet prezantimi i pare i Amnistise se Bujar Alimanit. Filmi i pare me metrazh te gjate i 41-vjecarit nga Patosi tregon historine e nje burri dhe nje gruaje qe afrohen me njeri-tjetrin tek shkojne per te takuar bashkeshortet e tyre ne burg. shte nje film tipik autorial qe shkon ne formatin e Forumit thote Bernd Buder i cili e nxiti producentin grek qe ta prezantonte filmin ne Forum. Programi shoqerues i Berlinales zhvillohet per here te 41-te dhe eshte fokusuar kryesisht ne regjisore te rinj te pavarur qe kane nje veshtrim subjektiv ndaj temave. I tille eshte edhe filmi i Alimanit sqaron Buder. shte nje inventar i nje shoqerie ne transformim e qe te ve ne mendime. Nga te gjitha karakteret e filmit ajo qe mbetet eshte pyetja se mos transformimi i shoqerise behet me nje shpejtesi shume me te madhe se sa mund ta perballoje individi - thote Buder me tej.

Struktura jo transparente

Edhe pjesemarrja e dy regjisoreve te rinj nga Shqiperia ne Talent Campus Gentian Kocit dhe Kolos eshte shpresedhenes per kinematografine nga Shqperia. Ndersa ajo kosovare kete radhe mungon megjithese ne filmin konkurrues marrin luajne nje numer i madh aktoresh nga Kosova. Kosova ka jo vetem potencial aktorial por edhe autorial thote Bernd Buder i cili ka vite qe i ndjek zhvillimet e kinematografise ne Evropen Juglindore. Por ai veren disa dallime mes Shqiperise dhe Kosoves. Ndersa ne Shqiperi ne vitet me te fundit ka pasur nje qendrueshmeri ne stafin e Qendres Kombetare te Kinematografise cka ka bere qe te kete shume bashkeprodhime dhe bashkepunime me jashte ne Kosove strukturat e shperndarjes se te ardhurave jane ende jotransparente. Buder shton se me gjithe talentet e shumta qe ka Kosova temat e tyre vazhdojne te jene kombetare dhe te veshtira per tu tranmetuar ne nje publik me te gjere.

Bildunterschrift Groszligansicht des Bildes mit der Bildunterschrift Tristan Haillaj luan rolin kryesor tek Falja e gjakut

Por sidoqofte si Shqiperia ashtu edhe Kosova kane lajmeruar pjesemarrjen e tyre ne Tregun te Filmit Evropian EFM qe zhvillohet paralelisht me Berlinalen e ku kete vit do te promovohet bashkeprodhimi gjermano-shqiptar Der Albaner Shqiptari. Filmi i regjisorit Johannes Naber pat korrur nje sere cmimesh gjate vitit te kaluar. Ndersa ne fillim te ketij viti ai u nderua edhe me cmimin prestigjioz Max Ophuels. Aktori i tij kryesor Nik Xhelilaj do ti prezantohet te henen me 14 shkurt publikut si nje nga dhjete talentet e perzgjedhura te kinematografise evropiane. Se me sa kontrata premtime fonde apo arinj do te kthehen shqiptaret nga Festivali i Filmit ne Berlin kjo nuk dihet. Por edhe ketu vlen parimi i lojrave olimpike Pjesemarrja eshte e rendesishme.

Autor Anila Shuka

Redaktoi Aida Cama

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›