E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kohë fatlume në Berlin

Në muzeun ‘Vila Lieberman’ në Berlin u dha shfaqja ‘Koha fatlume’ e autorit Ernst Barlach, në të cilën luajtën aktorë nga Kosova, Gjermania, Polonia, Austria dhe Gjeorgjia.

Shfaqja Teatrale ‘Koha fatlume’ e autorit Ernst Barlach, i cili ishte piktor, skulptor dhe shkrimtar bashkëkohës i piktorit Max Lieberman, tuboi rreth vetes artistë profesionist dhe amator nga vendet e ndryshme si Gjermania, Kosova, Polonia, Austria dhe Gjeorgjia.

Në këtë shfaqje ishin të gërshetuara mirë loja skenike me aktrim dinjitoz nga aktorët gjermanë, kosovarë dhe austriakë, loja e baletit nga grupi i pesë artistëve nga Polonia, muzika nga instrumentistë gjermanë, skenografia, kostumet, ndriçimi etj.

Grupi nga Kosova sikur kishte barrën më të rëndë sepse ishin më të rinj dhe ishin të angazhuar në të gjitha aktet e shfaqjes. Regjisorja Regina Buch u shpreh se është e impresionuar nga loja e mirë e të rinjve kosovarë të cilët flasin aq mirë në gjermanisht një tekst të vështirë edhe për vet gjermanët.

Koordinatori i grupit kosovar, Refki Gollopeni, u shpreh se mundi i të rinjve që morën pjesë në këtë shfaqje u shpërblye me duartrokitjet e publikut, me mikpritjen e organizatorit dhe me afirmimin e kulturës kosovare.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›