Kohe kujtimesh vepra me e fundit e Jorgaqit

Shkrimtari i njohur, Nasho Jorgaqi ka promovuar veprën e tij më të fundit “Kohë kujtimesh” në ambientet e Akademisë së Shkencave, ku morën pjesë personalitete të letrave, miq dhe kolegë të shkrimtarit, të cilët shprehën vlerësime për veprën e tij.
Në këtë almanak me 560 faqe, vijnë me radhë kujtime mbi kujtime për miq të autorit, por dhe emra të njohur të skenës letrare. Kështu, Jorgaqi flet natyrshëm për raportet e tij me autorë të njohur të letrave shqipe.
Libri i Jorgaqit nuk është vetëm një krijim letrar. Ai është një studim dhe histori. Autori ka arritur të depërtojë thellë në çdo karakter, duke i sjellë ata të qenësishëm në çdo kohë.
Kujtimet e shkruara prej tij nuk janë të zakonshme ato na japin tablo të marrëdhënieve të shkrimtarit me Mitrush Kutelin, Lasgush Poradecin, Sejfulla Malshovën, Ismail Kadarenë, Ali Asllanin, Nonda Bulkën, Jakov Xoxën e shumë të tjerë.