E Shtunë, 31 Tetor 2026

Koncert klasik per piano dhe violincel ne Ministrine e Kultures

Dy artiste të reja të talentuara, të cilat e zhvillojnë jetën artistike jashtë Shqipërisë janë bërë së bashku në një koncerte klasik duo. Në violincel interpretoi Jola Shkodrani dhe në piano Mariela Cingo. Artistet interpretuan në sallën e ministrisë së Kulturës dhe u shprehën mjaft entuziaste për performancën për publikun shqiptar.
Pjesët e performuara ishin nga emrat e njohur të muzikës klasike si Bethovan, Shuman, Lutoslavski. Por secila prej artisteve ka edhe preferencat e saj për kompozitorët e ndryshëm.
Violinçelistja Jola Shkodrani, e cila është edhe fituese e disa çmimeve kombëtare dhe ndërkombëtare thotë se edhe në Gjermani nuk resht së interpretuari pjesë klasike të muzikës shqiptare.
Ndërkohë që edhe pianistja Cingo, e cila e zhvillon jetën artistike në Angli thotë se është kënaqësi të interpretosh për publikun e vendit tënd.
Të dy artistet mendojnë që këtë bashkëpunim ta zhvillojnë më tej edhe në Gjermani dhe Angli.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›