Kohe te mira per Destanin
Per aktorin e ri dhe me perspektive, me origjine shqiptare, Blerim Destani, duket se kane ardhur vertete kohe te mira. Kjo, sepse ne programin e Festivalit te 34-t te filmit ne Toronto, shfaqet edhe filmi "Get Low", film ku aktori Destani ka luajtur perkrah legjendes se filmit, Robert Duvall
Qe te jesh krah legjendes se kinematografise Duwall nuk eshte vetem fat, detyrim, por edhe veshtiresi. Por per aktorin e ri dhe me perspektive, me origjine shqiptare, Blerim Destani, duket se kane ardhur kohe te mira nga harmonizimi i te tre ketyre komponenteve. Kjo, sepse ne programin e Festivalit te 34-t te filmit ne Toronto do te shfaqet edhe filmi "Get Low", film ku aktori Destani ka luajtur perkrah legjendes se filmit, Robert Duvall. Filmi, qe eshte realizuar me skenarin e C. Gaby Mitchell, Chris Provenzano, ndersa regjisor i filmit eshte Aaron Schneider (fitues i cmimit Oscar per filmin e shkurter "Two Soldiers" ne vitin 2004).
Me premieren boterore te filmit biografik per Carls Darvinin "Krijimi", te Xhon Ejmil do te hapet ne Toronto Festivali i 34-t me 10 shtator. Rolet kryesore ne kete film interpretohen nga te mirenjohurit Pol Betani dhe Xhenifer Konoli. Ne programin Gala te festivalit eshte edhe filmi i te riut shqiptar, qe mendohet se do te jete nje trampoline e mire per aktorin e njohur qe nga "Koha e Kometes", per publikun tone. Ne nje interviste, qe ai ka bere per KULT, kohe me pare ka thene se fatmiresia e interpretimit ne kete film dhe bashkepunimi me Aaron Schneider si dhe producentin Dean Zanuck, ka bere qe t'i afrohen dhe projekte te tjera.
Duke u kthyer te filmi, duhet qe te sqarojme se "Get low" eshte nje produksion i kompanise "Zanuck Company" me producent Dean Zanuck i cili eshte nipi i njerit nga themeluesit e industrise kinematografike te Hollywood-it Darryl F. Zanuck. Per Destanin, aktorin me origjine nga Tetova, e papritura eshte prania e aktoreve Robert Duvall dhe Bill Murray. Ai ka kaluar proven e kufijve dhe po nis me shpejtesi projekte vertet te rendesishme qe po i ofrohen dita-dites. "Kam nje respekt te vecante per aktorin me te cilin po ashtu luajta ne "Get Low" Scot Cooper i cili ka te realizuar edhe kater filma si regjisor. Me ka impresionuar profesionalizmi i tij. Ndersa per Robert Duvall mund te them qe perkushtimi i tij total ndaj rolit ka qene ajo qe me ka lene "pamend", ka thene ai dikur..
Pas roleve ne filmat "Truth About Men" dhe "At World's End", angazhimi i Blerimit ne filmin "Get low" eshte nje sukses i vecante per karrieren e tij.
Se fundi, projekti i aktorit shqiptar tek "Get Low", eshte nje nder filmat i cili pritet te fitoj vleresime dhe cmime te rendesishme ne Festivalin e Filmit ne Toronto, ndersa kritika eshte shprehur me interes per rolin e aktorit tetovar Blerim Destani, i cili ka interpretuar ne kete film perkrah ikones se aktrimit Robert Duvall si dhe yjeve te kinematografise sic jane Bill Murray, Sissy Spacek, Scot Cooper, Lucas Black dhe Bill Cobbs.