E Shtunë, 31 Tetor 2026

Camerata behet nje vjece

Organizatoret e saj kane sjelle ne Shqiperi disa nga emrat me te njohur te interpretimit ne kontinent.

Emra te tille si Ferrandis, Laroque, de Williencourt, Gallet etj., kane treguar nivelet e sotme te interpretimit bashkekohor, por edhe se ku eshte sot niveli artistik, te cilen duhet te keqyre Shqiperia

Per Arben Skenderin, gjithcka ka pasur shume mund. Por, ai ka ditur t'ia dale. Dhe, jo vetem kaq Camerata, nje vit me pas ka me cfare te krenohet. Ka sjelle ne Shqiperi Ferrandis, Laroque, de Williencourt, Gallet dhe te tjere, por me shume ka percjelle nivelin me te larte te interpretimit ne kontinent. Ne nje fare menyre, thjesht prezenca nga ana artistike dhe shtuar pastaj dhe me kontributin e ketyre solisteve dhe dirigjenteve, duhet thene se ka pasur nje rol shume te domosdoshem ne mbarevajtjen e projektit. "Kur emrat e njohur te muzikes boterore i bashkengjiten nje nisme te tille dhe behen pjese e saj, nuk eshte vetem inkurajuese, por eshte garancia e plote qe niveli rritet, pervoja shtohet dhe nuk besoj qe te kete ndonje formacion tjeter shqiptar, per te cilin te flitet aq shume dhe pertej kufijve", ka thene ai i pyetur nga "Kult".

Ne nje fare menyre pjesemarrja e artisteve te huaj, ka qene si fije lidhese e artit shqiptar me nivelet e larta te sotme te interpretimit. Repertori i Camerates, duke filluar me muzike nga Mozart, Vivaldi, literatura baroke evropiane, apo sic pretendohet edhe protagonistet e viteve 1900 Bartok, Stravinski, etj. ka bere qe suksesi i projektit te jete ne ngjitje. Kurse Skenderi synon qe pervec ketyre kompozitoreve do perpiqet te kontribuoje dhe stimuloje ne krijimin muzikor. Aktualisht, ne Shqiperi ne kete sens ka nje anomali shume te madhe. "Konsumohet art, por nuk stimulohet krijimi. Krijuesit shqiptare mbijetojne me nisma personale, pasi mbeshtetja e shtetit dhe institucioneve eshte shume e vaket. Nese kjo gjendje do te vazhdoje, shume shpejt do te gjendemi perballe nje problematike shume serioze te artit shqiptare. Jepen shume fonde per organizim koncertesh, festivalesh etj, por nuk ka gati asnje gje te parashikuar ne buxhete, per krijimtarine muzikore, qe eshte dhe thelbi i identitetit artistik te nje vendi. Dhe Camerata do te kontribuoje duke porositur ose komanduar vepra ku kompozitore te ndryshem shqiptare do te kene Cameraten si laboratore te sigurt te veprave te tyre", ka thene ai (po aty).

Pa asnje medyshje duhet thene se niveli i orkestres ka qene shume i larte dhe performanca e koncerteve te saj e arritur. Per kete ata paten nje turne te gjate, qe e mbyllen ne teatrin Skampa te Elbasanit.

Camerata ka nje ansambel te mire instrumentistesh, qe kane marre vleresime dhe nga koleget e huaj, kurse "emra si Gerta Alla, Volfi Haxhiaj, Magret Radovani, apo Rozarta Luka te cilet per mua jane vlera me e sigurt qe ne kemi. Ne te perditshmen, keta muzikante te rinj kontribuojne vertete per te mirembajtur frymen serioze te punes qe ka ne Camerate. Me seriozitetin dhe pergatitjen e tyre, ata jo vetem qe u imponojne respekt kolegeve te tyre, por edhe dirigjenteve dhe solisteve te huaj te ftuar te cilet jane shprehur me superlativa per kete berthame te rinjsh ne gjirin e Camerat-es dhe atmosferen e punes qe i perfaqeson ne kompleks", ka thene Skenderi ne kete interviste.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›