E Diel, 1 Nëntor 2026

Koincidencë?

Pak ditë pas fillimit të fushatës zgjedhore lokale, zyrtarë të Ministrisë së Kulturës kanë vendosur që të bëjnë promovimin e një objekti kulturor.

Ministri Beqiri pritet ta realizojë ëndrrën e tij. Ai do ta presë shiritin për ndërtimin e objektit të Operës dhe Baletit Dr Ibrahim Rugova, në Prishtinë.

Tenderi për këtë objekt tashmë është hapur dhe do të vazhdojë deri më datë 23/10/2009; koha 14:00. Hapjen e tenderëve do të bëhet në po të njëjtën datë, por me gjysmë ore vonesë, ora 14:30.

Hedhja e kacisë në themelet e këtij objekti po bëhet në kohën e zgjedhjeve lokale, pasi plani për ndërtimin e këtij objekti ishte shtyrë për disa muaj.

Ministria e Kulturës mohon të ketë lidhje me fushatën zgjedhore, atë të LDK-së.
Nga ana e Ministrisë së Kulturës thuhet se tashmë kanë përfunduar gjitha procedurat ligjore dhe se ndërtimi i këtij objekti planifikohet të fillojë gjatë këtij viti me vënien e gurëthemelit, sipas tenderit të shpallur javën e kaluar.

Ndërsa një zyrtarë i lartë i institucioneve kulturore të Kosovës, duke mos dashur ta tregojë emrin, ka thënë se do të jetë fundi i muajit tetor kur edhe do të hidhet gurë themeli.

Sipas asaj që kam dëgjuar thuhet se hapja e gurë themelit do të jetë në fund të muajit, tha ky zyrtar.

Ndërsa Arbërore Riza nga Ministria e Kulturës është shprehur për Express se vënia e gurë themelit nuk ka lidhje me fushatën parazgjedhore.

Jo nuk ka lidhje me fushatën, sepse ne që nga fillimi kemi treguar se i kemi pasur mjetet e ndara dhe nuk ka lidhje me fushatën, tha Riza për Express.

MKRS ka në dispozicion rreth 1 milion euro për projektin e Teatrit dhe Operës Ibrahim Rugova.

Ndërkohë, për vitin e ardhshëm, në funksion të realizimit të këtij projekti, MKRS planifikon ti ndajë edhe 2 milionë, tha Riza.

Në mënyrë që ky objekt të përfundohet atëherë shuma kalon 20 milionë euro mjete të cilat nuk i disponon. Riza thotë se Ministri Beqiri, është në kërkim të fondeve shtesë dhe donatorëve.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›