Nuk është e Beethoven-it

Sipas tezës së një studiuesi italian, pjesa muzikore Për Elizën nuk është shkruar nga Beethoveni, përkundrazi nga Ludwig Nohl
Është një nga pjesët për pianoforte ndër më të njohurat dhe të luajtura e të gjitha kohëve. Por sipas një hulumtimi befasues, ajo pjesë nuk është kompozuar nga Ludwig Van Beethoven.
Autori i "Për Elizën", në të vërtetë është muzikologu i ri gjerman Ludwig Nohl, i cili në vitin 1865 zbuloi dorëshkrimin autograf me shënimet e Beethoven-it në Monako të Bavierës. Kjo është teza befasuese, fryt i një hulumtimi tetë vjeçar mbi raportin mes kompozitorit gjerman dhe pianofortes që studiuesi italian Luca Chiantore e ka prezantuar në universitetin e Barcelonës.
Studimi nis nga konstatimi se rreth Për ELizën pati informacione vetëm 40 vite pas vdekjes së mjeshtrit nga Bonni dhe pohon se ato shënime të shkapërderdhura nuk korrespondojnë me versionin e njohur sot të pjesës.
Dorëshkrimi Chiantore paraqet një varg elementesh që tregojnë se si Nohl ka përdorur këtë dorëshkrim zbuluar pranë një koleksioni privat për të kompozuar një pjesë të re. Për Elizën ka qenë gjithmonë një mister joshës për muzikologët.
Në korrik ishte përhapur lajmi se ajo që e kishte frymëzuar Beethoven-in kishte qenë Elizabeth Roeckl, një këngëtare gjermane dhe mike intime e kompozitorit, e jo Therese Malfatti, e bija e një tregtari vjenez, siç ishte menduar gjithmonë. Studimi i Chiantore-s është financuar nga Qendra për shërbime muzikologjie dhe edukimit muzikor Muzikon, me seli në Barcelonë dhe Valencia, drejtor i së cilës është ky studiues italian prej vitit 2003.