E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kokaina pranga kreut te firmes Pesjaka

Dyshime per dekonspirim te operacionit Kontejneri latin dy persona ne kerkim

Vetem dy persona jane arrestuar per tete kilograme kokaine qe jane trafikuar nga Kolumbia per ne Shqiperi pasi dy te tjere i kane shpetuar prangave per shkak te dekonspirimit. Te pakten ky eshte konkluzioni i grupit hetimor i cili prej nje muaji po bashkepunonte me autoritetet e drejtesise holandeze e cila ka pikasur per here te pare lenden narkotike kur mes thaseve te orizit e ka zbuluar ate ne Portin e Roterdamit. Eduard Pelushi drejtuesi i firmes Pesjaka e cila merret me import dhe eksport te mallrave kryesisht ushqimore mendohet se ishte porositesi i lendes narkotike qe perben sasine me te madhe te kokaines te kapur ndonjehere per tregun shqiptar.

Prokuroria e Krimeve te Renda vec Pelushit ka deklaruar se ka arrestuar edhe ndihmesin e tij Ergys Salku por nga te dhenat konfidenciale kane mbetur nen hetim dy persona te tjere qe kane mundur ti shpetojne arrestimit per shkak te dekonspirimit. Nga te dhenat zyrtare mesohet se operacioni i koduar Kontejneri latin u realizua nga Prokuroria per Krime te Renda ne bashkepunim me Drejtorine kunder Narkotikeve dhe Trafiqeve ne Drejtorine e Pergjithshme te Policise se Shtetit dhe Degen e Doganes se Durresit. Te tre keto organe realizuan fazen permbyllese te nje hetimi i cili u finalizua me arrestimin ne flagrance te dy personave qe synonin te importonin ne Shqiperi nje sasi prej rreth 8 kg kokaine me nje vlere tregu te brendshem prej rreth 500 mije eurosh deklaroi Prokuroria per Krimet e Renda.

Hetimet lidhur me kete procedim kane filluar nje muaj me pare pas komunikimit mes autoriteteve gjyqesore te Holandes dhe Prokurorise se Pergjithshme te cilat ne baze te hetimeve te kryera prej tyre kishin identifikuar ne Portin e Roterdamit nje ngarkese prej 8 kilogramesh kokaine te fshehur ne paletat e nje ngarkese me thase orizi nisur nga qyteti Santa Cruz i Bolivise me destinacion Portin e Durresit. Gjate periudhes se transitimit te ngarkeses nga Roterdami ne La Valeta te Maltes dhe deri ne mberritjen ne Durres jane mbajtur komunikime te vazhdueshme dhe kembim i frytshem informacioni mes autoriteteve holandeze malteze dhe Zyres se Marredhenieve Juridiksionale me Jashte ne Prokurorine e Pergjithshme.

Prokuroria e Pergjithshme ne bashkepunim me autoritetet holandeze autorizoi lejimin e metodes se posacme te dorezimit te kontrolluar. Strukturat antidroge te Policise se Shtetit ne bashkepunim me sherbimin doganor ne kontakt te vazhdueshem dhe efikas me Prokurorine realizuan permbylljen me sukses te ketij hetimi. Departamenti kunder Krimit te Organizuar dhe Krimeve te Renda procedoi me organizimin e operacionit te koduar Kontejneri latin qe u shoqerua me perdorimin e metodave te posacme te hetimeve qe parashikon legjislacioni ne fuqi.

Sipas te dhenave fillimisht u arrestua ne flagrance Ergys Hajdar Salku 23 vjec i cili shoqeronte mallin nderkohe qe me vone u vu ne pranga edhe Eduard Shaban Pelushi 37 vjec. Ky i fundit bashke me nje person te shpallur ne kerkim dhe nje tjeter nen hetim mendohet se ishin organizatoret e ketij trafiku kokaine. Pelushi duke shfrytezuar firmen e tij private Pesjaka ku eshte aksioner i vetem ka realizuar trafikun e droges duke shenuar sasine me te madhe te kokaines te kapur ndonjehere ne Shqiperi me destinacion tregun vendas. Ai e kishte krijuar shoqerine Pesjaka ne janar te vitit 2009 me nje kapital fillestar prej 100 mije lekesh. Shoqeria e tij merret kryesisht me import dhe eksport te mallrave ushqimore por edhe elektro-shtepiake. Gjithashtu kohet e fundit kishte shfaqur interes edhe ne ndertim. Kokaina e kapur mendohet se vjen nga Kolumbia dhe nepermjet porteve te Bolivise ishte menduar qe te trafikohet ne Europe.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›