E Diel, 1 Nëntor 2026

Ish-ministri i Ekonomise Kjo eshte hakmarrje politike

Deklarata Dritan Prifti reagon pas veprimit te Inspektoratit te Deklarimit te Pasurive

Dritan Prifti reagon pas deklarates se Inspektoratit te Larte te Deklarimit te Pasurive qe e cilesoi vetedeklarimin e tij te dyshimte dhe kerkoi hetime nga prokuroria per te.

Ne nje interviste telefonike per Top Channel deputeti deklaroi se kjo ishte nje hakmarrje politike ndaj tij per largimin nga mazhoranca dhe kembenguli ne qendrimin se deklarimi i pasurise eshte teresisht i rregullt. Politikani i vetem ne Shqiperi qe tregoi te verteten per pasurine e tij dhe familjen e tij u ndeshkua kur ka politikane qe thone se jetojne ne shtepi me qira. Nuk kam bere asnje ne kundershtim me ligjin kam shitur aksione me vleren e tyre nominale vlera e regjistruar ne Qendren Kombetare te Regjistrimit deklaroi Prifti. Sipas tij behet fjale per spekulim te njerezve te paafte qe po perdoren nga politika. Mazhoranca e ka shfrytezuar ILDKP-ne ne rastin e pasurise sime per te me bere presion mua. Une jam nje nga deputetet e rralle qe le mazhorancen per te kaluar ne opozite. Do tu jap pergjigje ketyre personave shume shpejt para te gjithe shqiptareve tha ish-ministri.

Ka qene PS-ja ajo qe nepermjet deputetes Olta Xhacka i ka kerkuar kohe me pare prokurorise te niste hetimet per pasurine e ministrit te Energjetikes Dritan Prifti edhe pse ky hetim nuk eshte kompetence e ketij institucioni.

Deputetja Olta Xhacka deklaroi me 17 korrik te ketij viti ne nje prononcim per shtyp se pasuria e ministrit Prifti qe kap vlerat e 1.8 milione eurove ishte e dyshimte dhe se do te ishte e pafalshme nga ana e prokurorise te mos niste hetimet rreth kesaj ceshtje. Tanime i madh e i vogel ne Shqiperi e ka marre vesh se qiraja e mandatit te arte qe shiti Dritan Prifti me 28 qershor vlen se paku 1.8 milione euro ne vit. Kjo eshte logjika mbi te cilen eshte ndertuar koalicioni qeverises BerishandashMeta. Eumlshte e pafalshme per institucionet e drejtesise e vecanerisht per Prokurorine e Pergjithshme te mos nise hetimet per kete afere te paster korruptive. Prandaj i bejme thirrje kryeprokurores qe ta thyeje heshtjen e saj dhe te filloje menjehere zbardhjen e kesaj ceshtjeje deklaroi Xhacka. PS-ja arrinte deri atje sa te sulmonte qeverine qe bente veshin e shurdher perballe denoncimeve te saj dhe se ajo e kishte zhytur vendin ne krize. Nuk eshte per tu habitur qe Dritan Prifti dhe padronet e tij politike Berisha e Meta flasin per mrekulli ekonomike e per ulje te varferise. Per nje qeveri ministrat e se ciles fitojne nga 1.8 milione euro ne vit jo me pune e djerse por vetem duke dhene tendere e licenca vetem duke bere ndere e favore... do te deklaronte Xhacka.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›