Heqja e vizave Haxhinasto vlereson angazhimin e organizates jo qeveritare Ndihme
Tirane 27 Nentor 2010 NOA - Ministri i Puneve
te Jashtme Edmond Haxhinasto vizitoi sot stenden Shqiperi pa kufi e celur ne
kuader te Panairit Nderkombetar te Tiranes organizuar nga Klik Expo Group.
Duke vizituar kete mjedis Haxhinasto vleresoi angazhimin e organizates jo qeveritareNdihme ne fushaten per sensibilizimin e qytetareve mbi procesin e liberalizimit te vizave.
Nder te tjera Ministri Haxhinasto tha se u ndal posacerisht para stendes se nje organizate jo qeveritare pasi sic tha ajo eshte angazhuar ne promovimin e informacionit te domosdoshem per momentin kur te gjithe shqiptaret do te levizin te lire pa viza ne hapesiren Shengen.
Mendoj se kesaj ngjarje te madhe per shqiptaret i sherbejne edhe kontributet e shoqerise civile te cilat ndihmojne shqiptaret qe kur te levizin ne Evrope te prezantohen si jane ne te vertete njerez dinjitoze evropiane te gatshem te kontribuojne me kulturene tyre dhe me gjithcka qe perfaqesojne ne teresine e vlerave evropiane - vijoi ministri.
Ai pergezoi ne menyre te vecante organizatoret dhe uroj qe mesazhi i tyre te behet sa me publik.
Permes tij nenvizohet se shqiptaret qe do te udhetojne drejt vendeve evropiane duhet te jene te vemendshem dhe te kujdesshem ndaj te gjitha kritereve dhe standardeve qe duhet te respektojne ne hapesiren e Evropes se Bashkuar - tha ministri i Jashtem.
e.r/NOA