Kokëdhima: Bashkëpunimi i së majtës afatgjatë, nuk do të lë mandatin e deputetit
Koço Kokëdhima, biznesmeni që zgjodhi ti futet politikës beson se kjo do të jetë dhe karriera e tij në vazhdim. I ftuar në Tonight Ilva Tare ai deklaroi se nuk do të braktisë mandatin e deputetit për të marre një post në kabinetin e ri qeveritar në shtator nën drejtimin e Edi Ramës por do ti përfaqësojë qytetarët e zonës së bregut në Sarandë qe i besuan voten, për të përmbushur cdo premtim të dhënë ndaj tyre gjatë fushatës. Kokëdhima deklaroi gjithashtu se në Kuvend do të jetë për të bërë detyrën e tij si deputet dhe jo për larë hesapet e vjetra me Kryeministrin Berisha, ndërsa nuk nguroi ta cilësojë luftën e këtij të fundit ndaj tij të dështuar dhe bazuar në shpifje. Intervista e plotë vijon si më poshtë:
Si kanë qenë orët e para si deputet?
Besoj se janë orët më të mrekullueshme, falenderoj të gjithë njerëzit që më mbështetën në këtë fushatë, u shpreh mirënjohjen më të thellë.
Si e përjetuat fushatën e PD, në veçanti të Kryeministrit Berisha kur u shpall kandidatura juaj për deputet në qarkun e Vlorës?
Kjo fushatë është vazhdë e një lufte të vjetër që Saliu ka bërë me mua. Është shumë më thjeshtë ti drejtohem kështu dhe është vendi i merituar që ka ai në vlerësimin tim. Vazhdimisht ai përdori postin, pushtetin, foltoren e Kuvendit, kryeministrit për të shpifur dhe hedhur baltë mbi puënn tonë, ashtu si dhe në këtë fushatë. Nuk kisha arsye për tu shqetësuar, një qeveri i ka të gjitha mundësitë, isha i bindur se do të bënin një autogol dhe ashtu ndodhi. Populli vlerësoi punën time, të bërë në sytë e publikut, kontrollin e institucioneve dhe qindra të puënësuarve. Ata përvecse baltës dhe denigrimeve të personaliteteve të kundërshtarëve nuk ofruan asgjë serioze dhe të besueshme për publikun. Të jesh mik i Edi Ramës nuk është akuzë. Unë me politike, vecanërisht tek e majta nuk vi si mik i Edi Ramës. Tek e majta jam i asociuar shumë kohë para se të jem mik i Edi Ramës, po ashtu edhe nga pikëpamja e biznesit. Kam qenë i diskriminuar në këto vite si sipërmarrës. Kam qenë nga qeveria e Sali Berishës , nga të gjitha institucionet e saj që kanë bërë shumë dëme në punën tonë. Qeveria e PD nuk e bëri lustracionin në drejtësi, por identifikoi dhe luftoi kundërshtarët me cdo mjet që kishin.
Kush e fitoi luftën?
Vetëm një siklet kisha në këtë luftë. E para ishte se isha shumë në periferi, duke qenë në Sarandë vazhdimisht e kisha të pamundur të përgjigjesha në ritmin e shpifjeve të Berishës. Së dyti, sikletin etik. Unë jam një ndër 140 deputetët e PS, kur vendosemi në listë unë jam një ndër kolegët. Në një fushatë elektorale edhe prezenca mediatike nuk ka norma të shkruara.Ndërsa kolegët e mi merreshin me fushatën, mua më duhej të vija herë pas herë në Tiranë për tiu përgjigjur thesit të madh të shpifjeve. Ashtu si në të shkuarën doktori e humbi këtë luftë plotësisht. Edhe në raport me mua si deputet e humbi në mënyrë të qartë, PD është shpartalluar plotësisht në zonat e mia ku kandidova, PS dhe unë kemi shënuar sukses historik.
Keni përfituar fonde në mënyrë të paligjshme?
Asnjë. Kompanitë e mia nuk kanë përfituar në asnjë rrethanë asgjë nga cfarë përcakton ligji.
Ju keni shmangur taksave?
Asnjëherë.
Do kishit punuar ju kaq shumë në Tiranë nëse sdo kishit mik Edi Ramën?
Absolutisht, unë kam humbur shumë pozicion, këtu kam parasysh kompanitë e ndërtimit.
Ato biznese në Tiranë para se të investoja unë ishin industri inekzistente. Unë i bleva kompanitë që bënin këtë biznes dhe e ndërtuam në mënyrë shumë të mirë, kemi paguar shumë taksa. Saliu u dhjetëfishoi taksën dhe unë i shita.
A ndikoi ky zhgënim për tu futur në politikë?
I gjithë realiteti i Shqipërisë sigurisht që ndikoi.
Ju bëri ftesë zoti. Rama të hynit në politikë meqë dështuat në biznes?
Unë nuk kam dështuar në biznes, unë jam sfidant nga natyra. Idealet e mija nuk janë as pushteti as paraja. Doktori më ngatërron me veten. Dëshiroj ta falenderoj kryetarin e PS për vlerësimet që ka dhënë për mua dhe punën time në studion tuaj dhe është në detyrën time ti justifikoj me punën time si përfaqësues i zonës së Bregut. Në ato fushatat e Berishës, nga njëra anë ishin shpifjet që i ka bërë me kohë, por nuk hezitoi të bëjë diversion që të krijonte përshtypje shumë të këqija për personin tim që për interesa të mija do krijoja probleme në PS. Dua të ritheksoj që për kulturën time këto gjëra janë të papranueshme. Në PS do jem një anëtar shembullor, do ta bazoj karrierën time vetëm tek puna dhe aftësitë e mia, jo tek asnjë miqësi.
Jeni milioner dhe i lini këto biznese për tiu futur politikës, pse?
Nuk jam unë i pari. E majta është çështje historike për mua dhe familjen time.
Sa është aktualisht pasuria juaj?
Unë tani jam në pragun që do deklaroj pasuritë e mia, në dy muajt e ardhshëm do bëjmë publike të ardhurat tona, në zbatim të ligjit. Ato kompani që nuk lejohen do ti shes, ato që nuk bien në kundështim me ligjin do ti mbaj. Ne i jemi drejtuar Institutit të Deklarimit të Pasurive dhe janë ata që do të na rekomandojnë se cfarë lejohet dhe jo. Këtë fazë tjetër të karrierës sime do ta bëj në mënyrë shumë të mirë.
Ju duhen para për të qenë politikan?
Për tu bërë politikan nuk të duhen para, por qëllime. Duhet të kesh dashuri për popullin tënd dhe të marrësh përgjegjësi të bësh pasuri për vendin dhe popullin tënd. Askush ska bërë dot korrupsion me mua, asnjë politikan në Shqipëri, asnjë zyrtar nuk ka ndarë dot lekë me mua deri sot, kam qenë i prerë në këto çështje.
Cfarë do të mund të bëni si politikan që nuk keni mundur ta bëni si biznesmen?
Do të bëj detyrën e deputetit deri sa të plotësoj premtimet që u kam bërë banorëve të zonës ku jam zgjedhur deputet. Unë sot për sot nuk do të kthehem në biznes, jam i fokusuar që të bëj shumë mirë deputetin e popullit.
Në të kaluarën sulmet ndaj jush kanë qenë politike, mendoni se ka ardhur momenti të merrni hak?
Unë jam një deputet. Kjo pyetje mund ti drejtohet Edi Ramës, jo mua. Qëndrimet e mia nuk kanë lidhje fare as me Berishën dhe as ata që u përfshinë në luftën e tij. Jam i fokusuar vetëm për qëllime lidhur me premtimet që i kam bërë popullit, si dhe përgjegjësitë e mia si deputet i PS për të shënuar suksese në gjithë vendin.
Në kuvend është deputet edhe Sali Berisha?
Unë do të jem atje dhe cdo pretendim që do ketë zoti Berisha apo kushdo tjetër unë do ti jap përgjigje.
Si e komentoni dorëheqjen e Berishës?
Unë jam dyshues që zoti Berisha do të lërë të lirë PD. Për mua zoti Berisha do përpiqet të kontrollojë PD edhe pas dorëheqjes së tij. Për Shqipërinë dhe opinionin publik ka vetëm një interes, që PD të bëjë një reformë të shëndetshme, të clirohet.
Do të jeni në ekzekutiv?
Nuk do jem në asnjë detyrë që më ndalon të jem deputet. Ua kam premtuar edhe banorëve të zonës sime. Të jesh në qeveri do të thotë të lësh mandatin e deputetit, prandaj unë do qëndroj deputet në përmbushje të plotë të detyrimeve të mia.
Berisha ka deklaruar se ju jeni kryetar i Ramës dhe nënkryetar i PS, do të merrni ndonjë detyrë në PS?
Me vendosmëri do të bëj cdo detyrë që do më ngarkohet prej tyre.
Do ta padisni Berishën për shpifjet?
Ne e kemi paditur sistematikisht në gjykatë zotin Berisha. Është mirë apo keq, në gjykatën e lartë zoti Berisha ka marrë shfajësim me shpjegimin që Kryeministri nuk mban përgjegjësi për ato që thotë. Juristët tanë po e ndjekin për ta cuar këtë cështje edhe në Strasburg që këto histori të mos ndodhin më në të ardhmen.