Kokëdhima: Qeveria e Saliut, një guvë shtrigash që shpif e baltos
Tiranë- Ne bëjmë punë, nuk kemi kohë që të dalim çdo ditë e të merremi me Saliun. Saliu del poshtë e lartë dhe shpif për mua. Ai e bën këtë gjë se nuk është në punë. Kështu i është përgjigjur kandidati i Partisë Socialiste për Qarkun e Vlorës, Koço Kokëdhima gjatë bashkëbisedimit me të rinjtë nga Saranda, të cilët studiojnë në Tiranë.
“Në këto 15 vitet e fundit që kam investuar në media, kam bërë edhe shumë konflikte në politikë. Kam pasur shumë përplasje dhe kontakte me të gjithë aktorët e politikës. Gjatë kësaj kohe kam bërë biznesmenin, nuk kam bërë politikaninNë kohë të ndryshme kam drejtuar biznese të ndryshme dhe asnjëherë nuk kam pasur ndonjë detyrë shtetërore. Kam bërë politikë me kapitalet dhe qëndrimet e mia, kam bërë opozitë, kam mbrojtur qytetarët dhe idealet e të majtës shqiptare. Gjithçka ka qenë e hapur, transparente-tha Kokëdhima.
Kokëdhima shtoi se kryeministri Berisha nuk mban përgjegjësi për atë që thotë, teksa e akuzoi qeverinë se është shndërruar në një guvë shtrigash.
Kështu ka vendosur Gjykata e Lartë, e cila përbëhet nga gjyqtarë të emëruar prej tij apo të frikësuarPo të ishte në punë Saliu do të tregonte se si kanë shkuar investimet, pse dështoi me punësimin, pse humbën shqiptarët vendet e punës, pse u përkeqësua situata e krimit, pse u përkeqësua situata e arsimit dhe shpërtheu analfabetizmi, si ai klasik, ashtu edhe ai funksional. Po të ishte në punë ai do të shpjegonte pse i ka përqendruar pushtetet në një dorë të vetme, pse ka bërë një grusht shteti dhe ka rrëzuar të gjithë pavarësinë e pushteteve. Ai duhet të përgjigjet se pse e ka bërë qeverinë një guvë shtrigash nga ku shpif dhe hedh baltë mbi njerëzit, mbi individët, mbi qytetarët, përfshirë edhe mua brenda,-tha Kokëdhima.
Sipas Kokëdhimës është e patolerueshme që Berisha merret çdo ditë me të.
Në takim ishin të pranishëm edhe kandidatët e tjerë për deputet të Partisë Socialistë në Qarkun e Vlorës, Luiza Xhuvani, Andrea Marto, Sheme Lulo, Shuaip Beqiri dhe Genci Kojdheli.