Ndarja e krevatit me fëmijën, ekspertët: Prindër, mund ti shkaktoni vdekjen
Ndarja e shtratit me një të porsalindur rrit rrezikun e vdekjes së papritur nga sindromi ‘pesëfish’, pohon një studim i fundit kërkimor në fushë.
Rreziku vlen edhe nëse prindërit shmangin duhanin, alkoolin dhe drogat, faktorë të tjerë të lidhur fort me vdekjet.
Hulumtimi i ‘Open BMJ’ krahasoi gati 1,500 vdekjet e papritura me një grup kontrolli prej më shumë se 4.500 prindërish.
Udhëzimi aktual thotë se është alternativë më e sigurt një krevat fëmijësh apo djep në të njëjtën dhomë.
Shumë vende të tjera, të tilla si SHBA dhe Holanda shkojnë më tej dhe thonë se prindërit nuk duhet të ndajnë një shtrat me fëmijën e tyre për tre muajt e parë të jetës së tij apo të saj.