E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kokëdhima kërcënon Temën në emër të pushtetit të pas 23 qershorit

koco2Koço Kokëdhima, deputeti i Partisë Socialiste në qarkun e Vlorës, ka kërcënuar sot përmes një e-maili botuesin e gazetës TemA, Mero Baze, në emër të pushtetit të pas 23 qershorit.

Në një reagim ndaj editorialit të Mero Bazes, Kokëdhima e krahason atë me Berishën dhe premton se do të merret me të pas 23 qershorit. Ja e-maili i Kokëdhimës dërguar gazetës TemA:

I dashur Mero,

E lexova shkrimin tuaj dhe pavarësisht se sa i sofistikuar është mendimi jot, ti mbetesh po aq shpifës, i pavërtetë dhe keqdashës si Sali Berisha për mua.

Tani nuk kam kohe, por pas 23 qershorit do ti kthehem diskutimit dhe shpjegimeve të hollësishme për mendimet e tua.

Miqësisht

Koço Kokëdhima.

Botuesi i gazetës TemA, Mero Baze, duke komentuar kërcënimin, tha se e vetmja gjë pozitive qenka premtimi se: nuk ka kohë pasi shpresoj se do të shkojë në Jug për fushatë. Shpresojmë të mos na bëhet simbol i opozitës para 23 qershorit, siç dëshiron Berisha.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›