E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kokrra e lajthisë!

Vargje nga Arben Duka

Këtu në pushtet,

Po të qe i miri,

Do hanim të gjithë,

Me lugë floriri!

I ligu përpara,

Një shekull na vuri,

Ndaj shumica hanë,

Ende me lugë druri!

Këto sjanë aspak,

Fantazitë e mija,

Çfarë ka bërë Zoti,

E ka Shqipëria!

Vërtet që pa numër,

Këtu kemi male,

Po ato janë mbushur,

Plot me minerale!

Me krom e me hekur,

Me qymyr të zi,

Burime pa fund,

Argjend e flori!

Një pushtet i mirë,

E një shtet i aftë,

Vendin mund ta mbante,

Dhe vetëm me naftë!

Dhe vetëm me naftë,

Me hidrocentrale,

Sna mbarojnë lumenjtë,

Tej për tej në male!

Pasuri pa fund,

Numëroj me vete,

Thesare të vërtetë,

Kemi dhe dy dete!

Kemi dhe dy dete,

Dete e të tjera,

Pyje madhështore,

Dhe fusha të gjera!

Sa ka Shqipëria,

Nuk ka gjithë Ballkani,

Ju të lugës drurit,

Dhe mund të më shani!

Dhe mund të më thoni,

Se ska varfëri,

Tani që Saliu,

Do mbjelli lajthi!

Te kokrre lajthisë,

Shpëtimin e gjeti,

Se është qorollepsur,

Shumë keq nga pushteti!

Më shumë nga Analiza

Të gjitha ›