E Diel, 1 Nëntor 2026

Kapet grupi i të rinjve, vidhnin shkolla e banesa

 Policia e kryeqytetit njoftoi se  ka goditur një grup kriminal, i cili kishte tendencë vjedhjet e qendrave arsimore dhe qytetarëve.

Në pranga kanë përfunduar tre të rinj: L.R, 16 vjeç, E.S, 14 vjeç dhe Bashkim Kotarja, 42 vjeç, i cili u ndalua për fshehje të provave materiale të veprave penale.

Gjithashtu, policia ka nisur procedimin penal në gjendje të lirë për shkak të moshës, në ngarkim të shtetasve:  G. P, 13 vjeç, D.GJ, 15 vjeç, dhe F. M, 14 vjeç.

Të gjashtë këta shtetas ishin me banim në Bathore, dhe aktivitetin e tyre kriminal e kishin shtrirë në pothuajse të gjitha shkollat e kryeqytetit, nga të cilat kishin vjedhur kryesisht kompjutera dhe videoprojektorë. Gjithashtu, ata ishin autorë edhe të një sërë vjedhjesh në banesa nëpër kryeqytet.

Policia sekuestroi materialet e vjedhura.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›