E Diel, 1 Nëntor 2026

Kola: “Çdo ndeshje për ne, si një finale”Trajneri i Tiranes: "Unë mund të them që Tirana do të japë maksimumin pasi në çdo ndeshje e vlerësojmë njësoj pavarësisht se është Lushnja apo ndonjë tjetër. Pastaj presioni se do largohem apo gjëra të t

Me gjashtë ndeshjet e ditës së shtunë nis edhe java e 23-të e Kategorisë Superiore, akti i tretë dhe i fundit i Superligës, ku do të jepen edhe verdiktet e Kampionatit të 70-të Kombëtar të Futbollit. Tirana kryesuese do të presë në shtëpi Lushnjën e vendit të fundit, me të cilën para një jave barazoi pa gola në transfertën e “Roza Haxhiut”, ndërkohë që Vllaznia (po me 41 pikë sa bardheblutë) do të presë në “Loro Boriçi” Bylisin e Ballshit.  Trajneri i Tiranës, Agustin Kola gjatë një interviste për “Ora Sport” foli për herë të parë për marrëdhëniet e tij më donatorët e Tiranës si dhe gjendjen e ekipit që ai drejton në prag të takimit të radhës me lushnjarët

Kola, një Tiranë që nuk shënon, çpo ndodh?

Unë mund të them, se deri tani Tirana ka luajtur mjaft mirë, është e vertët që kemi disa minuta pa shënuar, por mos harrojmë se është po kjo Tiranë që thoni ju pa shënuar që sot kryeson renditjen. Ishte kjo Tiranë shtatë pikë para, pastaj në rrugë e sipër e dyta, ndërkohë që tani jemi të parët.

Por sulmi nuk po shënon, ky është fakt tani?

Mos harrojmë se kemi pasur edhe ndeshje të kupës. Kemi zhvilluar shumë ndeshje të mira edhe në kampionat, sigurisht që kjo është lodhje, pasi ne jemi një skuadër me pretendime dhe synojmë edhe kupën edhe kampionatin. Mendoj se shumë shpejt edhe sulmi do shënojë, pastaj mos të harrojmë se sulmuesit tanë kanë shënuar dy gola, që janë anuluar e kemi goditur edhe shtylla.

Si i shikoni ndjekësit tuaj, pasi tani është në lojë edhe Dinamo?

Unë e kam thënë edhe e them sërish, që vlerësoj rivalët. Sigurisht Vllaznia dhe Dinamo janë rivalët tanë kryesorë në luftën për titull tashmë janë vetëm këto tre skuadra. Unë mendoj se detyra e Tiranës është të shohë veten e saj. Nëse fitojmë çdo ndeshje atëherë  nuk kemi pse kthehemi pas dhe të shohim ç’bëjnë rivalët tanë. Ne kemi objektivat tona dhe duhet të shohim çdo ndeshje si një finale.

Nëse nuk fitoni ndaj Lushnjes, mund të shkarkoheni?

Unë mund të them që Tirana do të japë maksimumin pasi në çdo ndeshje e vlerësojmë njësoj pavarësisht se është Lushnja apo ndonjë tjetër. Pastaj presioni se do largohem apo gjëra të tjera, që shkruhen nëpër gazeta mendoj se janë mediatike. Detyra ime dhe e Tiranës është vetëm të fitoj çdo ndeshje .

Kola, është folur në media se keni përplasje me donatorët, më saktë me zotin Halili. Si qëndron e vërteta?

Nuk janë të vërteta. Unë kam marrëdhënie normale me donatorët edhe me zotin Halili që me ofroi këtë post. Jo vetëm unë, por edhe lojtarët kanë marrëdhënie mjaft të mira. Unë e kam thënë edhe e them sërish, media është e lirë të aludojë ç’të dojë, unë si trajner i Tiranës vazhdoj të bëjë punën time, dhe me këtë rast dua të falënderoj edhe donatorët dhe zotin Halili që kanë mbështetur dhe mbështesin ekipit pa asnjë dyshim.

E Premte, 06 Mars 2009  

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›