Lala: “Ende nuk jam gati”“Kam nevojë akoma për t’u rritur nga gjendja fizike. Për mua është shumë më mirë të luaj ende me amatorët, sesa të jem në Mynih, e aq më tepër në bankinë,”- tha Lala, i cili do të luajë ndeshjen e tretë radhazi jo me pr

“Kam nevojë akoma për t’u rritur nga gjendja fizike. Për mua është shumë më mirë të luaj ende me amatorët, sesa të jem në Mynih, e aq më tepër në bankinë,”- tha Lala, i cili do të luajë ndeshjen e tretë radhazi jo me profesionistit, por me amatorët e Hanoverit.
Lajmi i mungesës së Lalës, sipas gazetës gjermane “Bild”, ka gëzuar mesfushorin e Bajernit, Frenk Riberi, ky i fundit pati një përplasje me shqiptarin në ndeshjen e vitit 2007.
Riberi e përcaktoi "xhuxhin luftarak" si një lojtar të pakëndshëm. "Ai nuk e kishte mendjen fare te topi, por si të godiste këmbët e mia dhe trupin tim. E kaloi tej mase kufirin, dhe më hoqi gjithashtu kënaqësinë e të luajturit,”- tha ndër të tjera francezi.
E Premte, 06 Mars 2009