E Diel, 1 Nëntor 2026

Kola “mund” Slishkon edhe me gola23-herë kampionët e Shqipërisë nën drejtimin e Slishkoviçit luanin me një sulmues të deklaruar (4-5-1) duke shënuar 16 gola, ndërkohë që rekordmenët absolutë të Superligës nën drejtimin e Agustin Kolës tani luaj

Tirana, skuadra që kryeson kampionatin me 55 pikë, është njëherësh edhe formacioni që ka shënuar më shumë në 28 javët e zhvilluara të këtij edicioni: 45 gola, e ndjekur nga Dinamo me 2 gola e Vllaznia me 41 gola. Nëntë ekipet e tjera janë nën kufirin e 30 golave të shënuar e kryesohen nga Shkumbini me 29 gola.

Por ajo që ka vërejtur “Sport Ekspres” ka të bëjë me rekordmenët e Shqipërisë, që gjatë 28 javëve të parë të këtij sezoni janë drejtuar nga dy trajnerë: Blazh Slishkoviç (java 1-14) dhe Agustin Kola (15-28).

23-herë kampionët e Shqipërisë nën drejtimin e Slishkoviçit luanin me një sulmues të deklaruar (4-5-1) duke shënuar 16 gola, ndërkohë që rekordmenët absolutë të Superligës nën drejtimin e Agustin Kolës tani luajnë me dy sulmues (4-4-2 apo 3-5-2) duke shënuar 29 gola.

Migen Memelli ka realizuar 17 nga 45 golat e realizuar nga Tirana, i ndjekur nga Daniel Xhafaj me 9 gola, në podium është dhe Andi Lila me 4 gola.

E Merkure, 22 Prill 2009  

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›