Vllaznia kërkon gjyqtarë të huaj për KupënVllaznia e Tirana janë ndeshur vitet e fundit janë ndeshur dy herë në finale. Ajo që i bashkon të dy finalet është fakti se ato janë drejtuar nga gjyqtarë të huaj: italiani Stefano Farina (2006) dhe gj

Takimi i parë gjysmëfinal në “Loro Boriçi” përfundoi 0-0, ndërsa takimi i dytë në Kupën e Shqipërisë në kryeqytet (29 prill) do të vendosë edhe skuadrën që do të shkojë në finalen e edicionit të 57-të Kupës së Shqipërisë.
Tirana e Vllaznia, dy skuadrat që kryesojnë kampionatin respektivisht me 55 e 54 pikë, në tri përballjet direkt midis tyre janë ndarë në barazime: 0-0 e 1-1 për kampionat e 0-0 për Kupë.
Vllaznia e Tirana janë ndeshur vitet e fundit janë ndeshur dy herë në finale, kur në atë të vitit 2006 në Lushnjë fitoi Tirana (1-0) e në atë të vitit 2008 në Elbasan fitoi Vllaznia (2-0).
Ajo që i bashkon të dy finalet është fakti se ato janë drejtuar nga gjyqtarë të huaj: italiani Stefano Farina (2006) dhe gjermani Babak Rafati (2008).
Nisur dhe ky fakt, presidenti i Vllaznisë, Valter Fushaj kërkon gjyqtarë të huaj në ndeshjen e kthimit me Tiranën.
E Merkure, 22 Prill 2009