E Shtunë, 31 Tetor 2026

Shtëpia e Bardhë kërkon shpjegime për deklaratat e Romnit në Izrael

Romni, në kuadër të turin të tij në tre shtete (Britani, Izrael, Poloni) mbajti të dielën një fjalim në Jerusalem, ku e vlerësoi qytetin si “kryeqytet të Izraelit”, duke mbështetur kështu një qëndrim të izraelit por që kurrë nuk është pranuar nga komuniteti ndërkombëtar dhe as nga Amerika.

Ky koment u refuzuar menjëherë nga negociatori palestinez, Saeb Erakat, si “i papranueshëm” dhe “i dëmshëm për interesat amerikane në rajon”.

Erekat quajti raciste edhe deklaratën kontraversiale të Romnit kur tha se kultura izraelite ndihmonte në shpjegimin e suksesit ekonomik të vendit. Shtëpia e Bardhë i kërkoi shpjegime të mëtejshme Romnit edhe për këtë deklaratë./Start/F. P/

                                                                                             2012-07-31 14:57
   

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›