E Diel, 1 Nëntor 2026

Komisioni i Shërbimeve Civile: Institucionet injorojnë 100 % vendimet tona

Tiranë- Ankesat e nënpunësve të administratës së larguar nga puna bien në vesh të shurdhët, nuk zbatohen vendimet për ngritjen në karrierë dhe konkurset për vendet vakante jane formale dhe jo sipas meritës.

Janë këto rezultatet e raportit të Komisionit të Shërbimit Civil i cili vë alarmin mbi moszabtimin e vendimeve në masën 100 % nga institucionet shtetërore.

Kjo masë sipas kreut të KSHC, Fatmir Tafaj, rrit frikshëm dëmin ekonomik të shtetit.

100% të pazbatuara, vendime të Komisionit të Shërbimit Civil. Dhe ne këtë e kemi theksuar në raport. Kjo përbën një precedent të rrezikshëm jo për sot, por gjatë gjithë kohës, nëse do të vijohet kështu ai dëm ekonomik do të vijojë në buxheti e shtetit. Prandaj dhe me Kontrollin e Shtetit kemi hyrë në tratativa për ta kufizuar me qëllim që të mos ndodhë në të ardhmen,- u përgjigj Tafai.
Deputeti Saimir Tahiri ka sjellë në vëmendje të komisionit rastin e  tre punonjësve të Drejtorisë së Përgjithshme të Hetimeve, dëmi financiar it ë cilëve ksihte kapur vlerën e 100 milion lekë.

Shqetësimi im ka të bëjë me dëmin financiar për shkak që pëson buxheti i shtetit për shkak të moszbatimit të vendimeve të KSHC dhe në shumë raste edhe të vendimeve të gjykatës. Pra, kur gjykata konfirmon vendimet e KSHC. Ju në raport keni sjellë 3 raste për Drejtorinë e Përgjithshme të Hetimeve, ku thoni se vetëm për Drejtorinë e Përgjithshme të Tatimeve, për 3 punonjës dëmi financiar është thuajse 100 milionë lekë. është shprehur Tahiri.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›