E Shtunë, 31 Tetor 2026

Prokurorët e Hagës kërkojnë së paku 20 vite burg për Haradinaj

Hagë- Të paktën 20 vite burg, është kjo masa e sigurisë që ka kërkuar Prokuroria e Gjykatës Ndërkombëtare për Krime Lufte , për ish-kryministrin, Ramush Haradinaj.

Gjatë seancës së sotme, në permbyllje të çeshtjes, prokurori Pol Roxhers u shpreh se dënimi më i vogël që duhet dhënë ndaj Haradinaj është 20 vjet burg. Të njëjtin dënim, prokurorët kanë kërkuar edhe për dy bashkëluftëtarët e Haradinaj, Idriz Balajn dhe Lahi Brahimajn.

Lideri i AAK-së u rikthye këtë fundjavë në Hagë, pas një qëndrimi një mujor në Kosovë që pasoi vendimin për lirimin e tij të përkohshem. Akuza ka bërë sot përmbylljen e cështjes dhe nesër do të jetë rradha e mbrojtjes, ndërsa nuk është caktuar ende data se kur do të jepet vendimi përfundimtar.

Ka nisur sot dita e parë e gjyqit parambyllës për ish-kryeministrin e Kosovës Ramush Haradinaj në Gjykatën e Hagës dhe ndaj dy ish-kolegëve të tij të luftës që akuzohen për krime në luftën e Kosovës.

Siç raportojnë mediat kosovare sot dhe nesër zhvillohet seanca përmbyllëse e procesit të pjesshëm gjyqësor ndaj Haradinaj, Lahi Brahimaj dhe Idriz Balaj.

Në këto seanca organi i akuzës dhe palët mbrojtëse do të japin përfundimet e tyre mbi procesin dhe pas dy muajsh do ti duhet togave të zeza në Hagë që të japin verdiktin lidhur me këtë dosje.

Më 10 Maj lideri i AAK, Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, iu bashkua përkohësisht familjes së tij pasi gjykata ndërkombëtare e liroi përkohhësisht.

Një rigjykimi i pjesshëm ka filluar në Gusht të 2011-ës për ish-komandantët e UÇK-së, Haradinaj dhe për dy ish-bashkëluftëtarëve të tij, Idriz Balaj dhe Lah Brahimaj, pasi mbi ta rëndon akuza e krimeve të luftës.

Në qëndrimin në Kosovë, Haradinaj shoqërohej nga Policia e Kosovës dhe forcat e EULEX-it. Sepse në kushtet e gjykatës ishte lëvizje e kufizuar çka nënkupton larg përfshirje politike apo shfaqjeve publike.

/IDEA/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›