Kolapsi i fabrikës së vdekjes në Indi, numri i viktimave mbi 1.000
Indi- Numri i të vdekurve nga aksidenti më i rëndë industrial në Bangladesh i ka kaluar 1000 personat teksa skuadrat e shpëtimit vazhdojnë për të gjetur trupa të tjerë në rrënoja.
Fabrika tetë-katëshe Rana Plaza pranë Daka-s u rrëzua në 24 prill me një numër të panjohur njerëzish brenda.
Autoritetet thonë se rreth 2.500 njerëz janë lënduar në aksident dhe 2,437 njerëz u shpëtuan.
Operacioni i shpëtimit pritet të përfundojë të premten. Rrënojat pastaj do të zhvendosen nga buldozerët.
Të premten në mëngjes, zyrtarët thanë se një total prej 1.021 trupave ishin nxjerrë nga mbeturinat e ndërtesë të fabrikës. Shumë trupa ishin të dekompozuar, por mund të identifikohen nga telefonat celularë në xhepat e tyre.
Autoritetet janë duke marrë mostra të ADN-së nga viktimat, të cilat mund të përdoren në të ardhmen për kërkesat për kompensim, njoftoi agjencia e lajmeve AFP.
Qeveria ka nisur një hetim dhe gjetjet paraprake kanë fajësuar dridhjet nga katër gjeneratorë gjigandë në katet e sipërme të kompleksit.
Dorina Bilbili/IDEA/