Të përjashtuarit nga listat, Marku e Malaj: Deformim. Prifti: Jemi në kurth
Tiranë- Në prag të zgjedhjeve parlamentare të përjashtuarit nga listat janë rrëfyer në emisionin përjavshëm të Sokol Ballës, në Top-Story mes një paneli paneli të zgjedhur politikanësh e ekspertësh.
Nga njëra anë, tre deputetë të legjislaturës aktuale, të lënë jashtë listave, Arben Malaj, Dritan Prifti dhe Mark Marku, e ka nga ana tjetër, tre analistë, Mustafa Nano, botues i Respublikës, Arjan Vasjari, editorialist i MAPO-s dhe Andrea Stefani, editorialist i Shqip-it.
Malaj: Vota për mua, votë me kushte për të majtën. Nuk kam problem me Ramën, mandati i pakifuzuar rrënues
I pari që mori fjalën, deri këtë javë anëtari i Kryesisë së Partisë Socialiste, Arben Malaj, ish-ministër e deputet që prej 1997-s, i cili do të kandidojë i pavarur në Vlorë, tha: Qëllimi im është të frymëzoj shqiptarët që kanë nevojë për një model të ri në politikë apo kudo.
I pyetur për largimin e tij, arsyet dhe vendimi për të konkurruar si i pavarur, Malaj shtoi: Unë problemin se kam më me Ramën. Në Shqipëri, politika ka shumë cmirë dhe përbaltosje. Ky vend se meriton të paguajë këto kosto sociale dhe integrimi. Me Andrea Stefanin (që kishte bërë komentin e tij hyrës më parë) jemi dakord të paktën për ndryshimet kushtetuese. Ai ka kundërshtuar në publik, ndërsa unë brenda PS-së, prandaj merita e tij ka qenë më e madhe, por unë kam argumentuar se përse kundërshtova ndryshimet kundërshtuese pa ekspertizën e nevojshme, të bëra vetëm me telefon. Të deformosh sistemin e ndarjes dhe kontrollit të pushtetit, është për tu alarmuar të gjithë, ndaj nuk i votova. Unë smund të jem një statistikë votuese, e që të fillosh të quhesh deputet, betohesh për kushtetutën.
E dyta, mandatet e palimituara janë një prej shqetësimeve kryesore sot. Demokracia po zhytet nga përqendrimi në një dorë. George Ëashingtoni tha në mandatin e tretë: Më falni, unë nuk e munda një mbret për tu bërë vetë mbret, tha në vazhdimin e fjalës së tij Malaj. Sot shqetësimi kryesor për vendin është fakti që demokracia po kërcënohet keq, që politikanët nuk po i bëjnë zgjedhjet nga votuesi, por kanë përqendruar pushtet absolut në duar. Pushteti i tillë korrupton në mënyrë absolute.
Në lidhje me atë që pret që të sjellë kandidimi i tij në këto zgjedhje dhe dyshimet se do ti shërbejë dalja i pavarur palës tjetër, Malaj tha: Unë do i shërbej vetëm qytetarëve vlonjatë. Votat e mia do të jenë vetëm për ata, sepse ata e dinë të vlerësojnë burrërinë. Vota ime ama do të jetë vetëm për të majtën, do të jetë një votë e kushtëzuar e së majtës.
Marku: Listat e deformuara, mungon përfaqësimi dhe përgjegjësia e liderave
Mark Marku, deputet i PD-së i lënë jastë listë së partisë, një ndër zërat e paktë kritikë brenda gjirit të mazhorancës, nisi fjalën e tij me një pohim: Kam qenë i vetëdijshëm që mund të ndodhte ndaj për mua nuk përbën ndonjë problem. Nuk është fakt me rëndësi, më shumë dua të flas këtu për fenomenin, se sa për mua ky nuk është një shqetësim personal. Dua të jem korrekt me atë që them, është një shqetësim personal, sepse përderosa u angazhova, kisha, për shkak të seriozitetit që i marr punët, ambicien për të vazhduar, por kjo nuk është ambicia ime e fundit dhe e vetme, nuk e kërkova unë politikën por më kërkuan e në 4 vjet smund të them që jam politikan karriere.
Në lidhje me listat e zgjedhjeve, Marku i cilësoi si të deformuara dhe tërësisht pa përfaqësim. Ka një deformim në rastin e listave për disa arsye. Sa përfaqësojnë listat votuesit e secilës parti? Unë mendoj që në nivelin e përfaqësimit, listat kanë probleme të jashtëzakonshme, duke qenë zgjedhje të liderve që janë të interesuar për pushtetin e tyre fillimisht. Tek PD, janë futur tre socialistë, 5% e deputetëve, pra janë jashtë përfaqësimit të kësaj partie. Problemi është kush vendos, zgjedhjet po bëhen personale. Në plan të dytë, kjo lidhet me karrierën e një politikani, kush vendos për këtë, praktikisht nuk ka kritere. Në thelb do ishte më normale që të ishte partia ajo që do të më thonte mua se nuk jam më i zgjedhur nga strukturat, se sa të më thotë kështu një person i vetëm.
Dritan Prifti: Më la jashtë listave të së majtës Meta. Refuzova oferta nga e djathta, por të gjithë po biem në një kurth
Dritan Prifti, ministër i Partisë Socialiste dhe Lëvizjes Socialiste për Integrim, prej 12 vitesh deputet i Kuvendit, do të kandidojë i pavarur në Qarkun e Fierit, pasi edhe ai u la jashtë listave. Po kandidoj në këto zgjedhje si i pavarur, arsyet i kam bërë të qarta disa herë. Mund të them shkurt që jam i pavarur sepse Meta smë lejoi të konkurroj as në PS e as në partitë e tjera brenda koalicionit, që ishin të gjitha nën presion. Nuk mu krijua mundësia të kandidoja, por nuk mund të lija njerëzit pa përfaqësues dhe më e rëndësishmja, sepse nuk dua të zhduket figura e deputetit njeri, që i qëndron palë zgjedhësve dhe jo një deputeti-parti. Nuk dua të vdes ky lloj deputeti, argumentoi Prifti.
Ajo që shoh unë si rreziku më i madh tani është që jemi duke rënë në një kurth edhe në këtë emision, edhe në pyetjet tuaja Sokol, po bëjmë Berishën të keqen më të madhe dhe ky është kurthi më i madh, vazhdoi diskursin e tij Prifti.
Shqiptarëve i bëhet mendja bardhezi, PS apo PD. Kurthi i tillë i kthen shqiptarët në tifozë. Duke qenë tifoz, bëhet kurth sepse tifozi nuk ndërron ekip dhe prandaj kemi nja 20 e ca vjet që nuk ndryshojmë, se e shohim politikën me mendje tifozi. Këto parti janë më e keqja e Shqipërisë, me gabimet që bëjnë dhe i falin njëra-tjetrës. Unë kam ditë që takoj njerëz, nuk ka më njerëz që votojnë për parime, vetëm interesa, asnjë idealizëm dhe edhe nëse kishte ndodhur të kishte ndonjë, i shkatërroi aleanca Meta-Rama. Përse mendoni se Rama është më i miri nga të majtët? Është një Gjinush 100 herë më i mirë që ka një parti, më i majtë, më i thjeshtë. Është Milo, pastaj edhe e djathta, Topi, Shehi, 100 herë më të mirë se Berisha. Ata kanë partitë nga mbrapa, por të guxojnë të dalin të pavarur kundër meje.
Nano: Pushteti absolut i liderave në përcaktimin e listave, kriminal
Një prej personave më të befasuar, njëkohësisht skandalizuar nga këto ndarje të listave, ishte botuesi i Respublicas, Mustafa Nano, i cili gjykon se secila listë është kriminale. Po, jam i befasuar sepse ndodhën sipas meje edhe gjëra të paprecedente. Në një farë kuptimi edhe skandaloze, është injoruar fakti që brenda mazhorancës janë emëruar tre socialistë për tu konkurruar. Medalja tjetër: Unë mbeta në befasi për faktin që i vetmi njeri që vendos për këtë punë, nga të dy anët, është kryetari. E gjithë lista në dorë të një personi, që është kryetari dhe ka dy gjëra kriminale, në radhë të parë janë hequr nga listat, u është hequr njerëzve me kontribute të mëdha, kemi rastin e Malajt në studio, smund të iki brenda natës një personazh si ai pa e shpjeguar këtë vendim. Përveç kësaj, hiq anën parimore, kisha edhe një kritikë konkrete. Moralin e heqim, por ka një analizë të natyrës konkrete, hoqe Malajn, hoqe Dukën, rezervuar votash në Shijak, por kë do vësh dhe përse i hoqe, për arsye morale, kur ca ditë më parë i shkele të gjitha me koalicionin me Metën?
Stefani: Urgjenca aktuale është rotacioni. Konkurrimi i pavarur, aksion përçarës
Andrea Stefani, kritik i ndryshimeve kushtetuese të 2008-s, në një editorial të publikuar të enjten, shkruante qartë se nuk priste ëngjëj në këto lista. Në atë shkrim kam dhënë pikëpamjen që nuk pres që e mira e vendit të vijë nga politikanë më të mirë që do të shfaqen befas një ditë, por nëse kjo klasë është kështu siç është, i dedikohet faktit që është shkatërruar sistemi i institucioneve, që e detyron klasën politike të jetë më e mirë dhe e virtytshme. Ne kemi një pushtet që ka një kontribut kryesor në shkatërrimin e institucioneve që e bëjnë s