E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kolegë dhe miq, a është e mundur? Është çështje vullneti dhe përkushtimi

koleget-e-miqtePuna përthith shumicën e ditëve tona, zyra është kështu vendi ku ne shpenzojmë shuma të konsiderueshme të kohës. Të jetosh këto orë në një mjedis të ngrohtë dhe të qetë, mund të bëjë një ndryshim.

Pothuajse gjysma e njerëzve që punon është i bindur se të paturit e një ndjenjë të mirë me moshatarët e tyre ndikon jo vetëm mjedisin, por edhe për ecurinë e punës.

Janë të dhënat nga një sondazh i kryer nga InfoJobs.it ku është gjetur se gati gjysma (47.4% e përgjigjeve), është e bindur se të paturit e një marrëdhënie të mirë me bashkë-punëtorët ka një rëndësi të madhe dhe për këtë arsye angazhohet për krijimin e një klime të bashkëpunimit me të gjithë kolegët. Rreth 32.5% kultivojnë marrëdhënie të mira vetëm me ata të cilët kanë afrimitet të veçantë; 18% e kampionit të deklaruar ksnë marrëdhënie formale dhe profesionale thjesht dhe vetëm 2,1% është e përfshirë shpesh në grindje apo konflikte.

“Miqësia në vendin e punës është një çështje që sjell me vete pasoja shumë interesante,” tha Anna Maria Mazzini, menaxhere e marketingut të InfoJobs.it .

Për pothuajse gjysmën e të pyeturve (49%)tha se miqësia mes kolegëve në fakt nuk ndikon gjithmonë pozitivisht në performancën profesionale. 13.4% e të anketuarve beson se disa miqësi mund të kenë një ndikim negativ në punë, sidomos kur dalin situatat e konfrontimit apo kundërshtimeve. 37.6% e kampionit është mbajtur në një pozicion neutral: fakti i të qënit një mik i një kolegu nuk kanë ndonjë ndikim në ecurinë e punës.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›