Historia e rrallë/ 50-vjeçari: Kërkoj zhvarrimin e babait, Sigurimi inskenoi sikur vdiq në ‘69
TIRANE - Ligor Goreja nuk ka ndërmend të ndalet derisa të mësojë të vërtetën për fatin e babait të tij, Ndon Goreja, i shpallur si i vdekur 44 vite më parë. Ai është 50 vjeç dhe për shumë vite ka punuar si minator. Goreja jeton në katin e dytë të një pallati në ‘Kombinat’, me të ëmën e tij, Vergulla, e cila është në moshë shumë të thyer. Disa javë më parë, sikurse dhjetëra qytetarë të tjerë, Ligor Goreja, trokiti në dyert e gjykatës për të bërë një kërkesë të rrallë, që nuk ishte hasur asnjëherë më parë. Ai kërkonte nga gjykata leje për të hapur varrin, ku thuhet se ishte varrosur i ati, pasi vetë ai dyshon se varri është bosh.
“Babai im është dërguar nga Sigurimi i Shtetit për shërbime jashtë vendit. Varri dyshoj se është bosh”, thotë Ligori në një intervistë për “GSH”. Historia mbart shumë pikëpyetje, por Ligor Goreja këmbëngul se babai i tij, Ndoni, ka qenë agjent i Sigurimit konkretisht drejtor në drejtorinë e dytë në Ministrinë e Brendshme dhe se është dërguar jashtë vendit me mision. Burri 50-vjeçar thotë se është koha për të mësuar të vërtetën...
Pak javë më parë, ju i jeni drejtuar gjykatës së Tiranës për zhvarrimin e babait tuaj, Ndon Goreja. Keni ndonjë dyshim për vdekjen e babait tuaj?
Nëpërmjet zhvarrimit ne do të shohim si kanë rrjedhur ngjarjet. Ne dyshojmë se Sigurimi i Shtetit e ka nxjerrë jashtë me shërbimet e tyre. Unë kam dokumente, kam një fotografi të vitit 1978 që ka dalë në Belgjikë, e cila na bën të dyshojmë se ai është gjallë. Kam dhe një certifikatë, ku mbiemri ynë është ndryshuar, nga Goreja është bërë Gorenja, edhe kjo na bën të dyshojmë shumë.
Pra, ju mendoni se babai juaj është gjallë dhe Sigurimi i Shtetit ka improvizuar vdekjen e tij?
Derisa unë disponoj foto të 1978 dalë në Belgjikë, ndërkohë që varrimi shtetëror është bërë në vitin 1969, kjo na bën të dyshojmë që babai është gjallë. Mua më kanë thënë dhe shokët e babait, që kanë qenë në shërbimet sekrete gjermane, pasi shërbenin si agjentë të dyfishtë, që të bëja ankesë pranë autoriteteve gjermane.
Në kërkesën drejtuar gjykatës për zhvarrimin e babait, ju shpreheni se në varrim kanë marrë pjesë zyrtarë të lartë të Sigurimit. Ju kujtohet ndonjëri prej tyre, pasi ju keni qenë në moshë fare të vogël?
Po, në varrimin e babait tim kanë marrë pjesë zyrtarë të lartë të regjimit të Enver Hoxhës. Unë kam qenë gjashtë vjeç, duke lozur me fëmijët e tjerë, kur njëri pyeti ‘kush është djali i Andonit?’. Sekretari i Enver Hoxhës, Behar Zhurda, m’u drejtua dhe tha: Kur të rritet ky do ta marrë vesh si janë ngjarjet. Fjalët që më tha ai, nuk m’u hoqën nga mendja dhe pasi erdhi demokracia, fillova të kërkoj babain. Kërkova të takoja shokët e tij.
Po nëna juaj çfarë ju tregon lidhur me largimin e babait tuaj?
Nëna ime thotë që babai i ka kërkuar që ajo të qëndronte me nënën e tij, pra gjyshen time dhe xhaxhain ndjesë pastë, pasi ai do të ikte në Greqi. Nëna më thotë që ai nuk fliste shumë, ishte i prerë.
Gjykata e Tiranës e ka rrëzuar kërkesën tuaj. E keni apeluar vendimin?
Po, e kam apeluar në Gjykatën e Apelit.
Po Ministrisë së Brendshme keni bërë ndonjë kërkesë për t’iu dhënë informacion nëse babai juaj ka qenë realisht pjesë e Sigurimit të Shtetit dhe çfarë ka ndodhur me fatin e tij?
Po, babai im ka qenë pjesë e Sigurimit të Shtetit. Bëra kërkesë në Ministrinë e Brendshme, por më thanë ‘mos hajde më këtu, se nuk ka asgjë’. Tani u kam bërë kërkesë autoriteteve gjermane dhe po pres informacion prej tyre.
Nga informacionet që ju keni, ju rezulton se babai juaj është gjallë apo ka ndërruar jetë?
Babai im është gjallë, mua më kanë treguar dhe vendin ku jeton.
Ju keni bërë përpjekje për të rënë në kontakt me të?
Ç’është e vërteta, më kanë thënë që babai ka ardhur në Shqipëri. Ka takuar dy-tre shokë, këtu në ‘Kombinat’ dhe u ka thënë se ‘dua të shikoj Ligorin, se ai ka qenë i vogël’.
Si ka qenë jeta juaj pa babain?
Jeta jonë ka qenë e vështirë. Por ne na u lidh një pension, megjithatë prapë ka qenë e vështirë, se kemi pasur shumë halle.
Po ndonjë informacion tjetër nga miqtë e babait keni marrë?
Pasi babai u shpall i vdekur, ne deshën të na internonin në Zvërnec. Nuk na internuan, pasi ndërhyri Mehmet Shehu.
(intervisten e plote mund ta lexoni sot ne Gazeta Shqiptare)
(er.nu/Gazeta Shqiptare/BalkanWeb)