Halimi: Avokat falas në çdo qytet, jo taksë gjyqësore për viktimat e dhunës
Tiranë- Ministri i Drejtësisë Eduart Halimi ka deklaruar se këtë javë do të diskutohet në komisionet parlamentare nisma më e re e cila do të mundësojë që në çdo qytet të ketë avokat falas.
Nëpërmjet një postimi në rrjetin social Facebook, Halimi shkruan se kjo nismë është në shërbim të qytetarit i cili sipas tij ”ka nevoje te informohet mbi legjislacionin, te kuptoje ate dhe te ndihmohet. Por jo te gjithe kane mundesi per te patur nje avokat, jo te gjithe kane mundesi te keshillohen prej nje avokati. Jo te gjithe kane mundesi te paguajne tarifat per nje avokat apo tarifat gjyqesore”.
“Eshte e domosdoshme qe ne te hapim zyra juridike ne cdo qytet dhe te informojme qytetaret. Informimi i tyre eshte nje hap me shume drejt rritjes se kultures juridike, rritjes se ndergjegjes qytetare, rritjes se zbatimit te ligjit, konsolidimit te drejtesise, uljes se kriminalitetit, forcimit te shtetit ligjor.
- jo taksa dhe tarifa gjyqesore per grupet vulnerabel
- jo taksa dhe tarifa gjyqesore per viktimat e dhunes.
- avokate falas ne cdo qytet te madh te vendit, qe do te ndihmojne falas te gjithe qytetaret qe nuk kane mundesi te kene nje avokat.
- 6 klinika ligjore qe do te ndihmojne qytetaret qe te informohen mbi te drejtat te tyre”,- shkruan Ministri i Drejtësisë në FB.
Me nismen e Kryeministrit Berisha, nje grup ekspertesh te Ministrise se Drejtesise dhe Euralius kane perfunduar Reformen e Ndihmes Juridike dhe kete jave diskutohet ne komisionet parlamentare.