E Diel, 1 Nëntor 2026

Kolegët braktisin Gentën në promovimin e albumit

Ndryshe nga promovimi i albumit të saj të ri “Guximi” në Tiranë, ku atmosfera ka qenë madhështore, në Prishtinë nuk ka ndodhur aspak kështu. Këngëtarja seksi, Genta Ismajli, ka realizuar një festë ku me rastin e lançimit të albumit të saj të pestë, ku thuhet se ftesa u ka vajtur mjaft kolegëve të saj. Por që në fakt ka ndodhur që vetëm pak prej tyre kanë mbërritur në të. Megjithëse ajo është dukur më e lumtur se kurrë në këtë mbrëmje, ku ka kënduar për të pranishmit dhe adhuruesit e saj, i kanë munguar emrat e njohur të muzikës, edhe pse ka qenë ditë jave, kur zakonisht artistët nuk kanë ndonjë koncert, për të thënë se janë të zënë. Ata të paktët, që e kishin respektuar kolegen e tyre, ishin Genc Prelvukaj, Skillz dhe Gena. Megjithatë, Genta, me kolegë apo pa kolegë, është munduar të jetë në formë edhe gjatë kësaj mbrëmje ku ka kënduar disa prej këngëve të albumit të saj më të ri. Albumi përmban 16 këngë, shtatë nga të cilat janë në gjuhën angleze, të cilat këngëtarja i ka përgatitur në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Genta ndihet e kënaqur me realizimin e albumit të ri, të cilin e ka cilësuar si “të parin mjaft profesional dhe të veçantë”. “Për herë të parë kam realizuar një album mjaft profesional dhe të veçantë. Përveç këngëve në shqip, kam realizuar edhe 7 këngë në gjuhën angleze, të cilat i kam përgatitur me krijues profesionistë të këngës në Amerikë”, – ka thënë Genta. Videoklipi i saj i fundit ishte “Guximi”, në bashkëpunim me Dj Da Lool, por pak e dinë që ky klip është xhiruar “live”, pas kurrfarë provash e përgatitjesh.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›