E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kolegët përkujtuan gazetarin Hamdi Sopa

Kolegët nga RTK-ja, RTV21, “Bota sot” dhe Zyra për komunikim me publikun e Kryeministrisë përkujtuan sot gazetarin Hamdi Sopa, i cili vdiq dje në rrethana ende të pasqaruara.

Përfaqësues të këtyre institucioneve thanë fjalë lavdëruese për shëmbëlltyrën profesionale e njerëzore të ndjerit.

Ai filloi punën e gazetari më 1976 në RTP-në e atëhershme.

Hamdi Sopa varroset sot.

Hamdi Sopa, 59-vjeçar, zyrtar për informim në Zyrën e kryeministrit të Kosovës, dyshohet të ketë bërë vetëvrasje të martën pasdite, duke u hedhur nga kati i nëntë i banesës së tij në lagjen “Aktash” në Prishtinë./Indeksonline/
 

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›