E Diel, 1 Nëntor 2026

"Qipro kurrë nuk do të njohë Kosovën"

Ministri qipriot i pjesës jugore Lukas Luka i ka thënë nënkryetarit të qeverisë serbe Rasim Lajiqit se qëndrimi i Qipros është se kurrë nuk do të njohë pavarësinë e Kosovës, transmeton Beta e Beogradit.

Lajiq e ka falënderuar Qeverinë qipriote për këtë qëndrim.

Në Beograd po qëndron edhe kryetari qipriot Dimitris Hristofjas. Ai pritet të ketë takime me kryetarin serb Nikoliq dhe me kryeministrin Daçiq. /Indeksonline/
 

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›