Fondet per SHISH-in debate ne Kuvend
Flamur Noka Nuk jemi parti e Bahri Shaqirit ne qe te mendojme vetem per buxhetin e SHISH-it
Te majtet mbeshtesin rritjen e fondeve me 100 milione leke per Sherbimin Informativ Shteteror
TIRAN - Mazhoranca tregon edhe njehere dhembet ndaj Sherbimit Informativ Shteteror. Kerkesa e kreut te SHISH-it per rritjen e fondeve ndaj ketij institucioni ka hasur ne kundershtimin e deputeteve te djathte ne Komisionin e Ekonomise i cili ne cilesine e komisionit pergjegjes ishte mbledhur dje per miratimin e raporteve te komisioneve te tjera per projektbuxhetin e vitit 2011.
Dy dite me pare kreu i SHISH-it Bahri Shaqiri kerkoi nga Komisioni per Sigurine rritjen e fondit te percaktuar per kete institucion me arsyetimin se shuma e percaktuar nuk lejonte vijimin normal te aktivitetit.
Nuk ka buxhet per te perballuar shpenzimet per punonjesit qe udhetojne dhe dergohen me sherbime. E si do ti realizoje detyrat ky sherbim nese nuk ka fondet e mjaftueshme - mesohet te jete shprehur dy dite me pare ai para deputeteve duke iu kerkuar atyre ndihmen per rritjen e buxhetit.
Sipas Shaqirit SHISH-it i nevojiten me shume fonde per shpenzimet operative dhe per investimet kryesisht ne teknologji pasi ajo eshte e amortizuar. Fondet e kerkuara prej ketij institucioni per shpenzimet operative jane rreth 470 milione leke dhe 115 milione leke per investime.
Pas ketij apeli Komisioni i Sigurise i drejtuar nga Leonard Demi ra dakord ne menyre unanime per te kerkuar shtese fondi per SHISH-in ne vleren e 100 milione lekeve. Rreth 40 milione leke jane kerkuar te shtohen ne zerin e investimeve ndersa 60 milione te tjera ne zerin e shpenzimeve per paga dhe sherbime.
Pas miratimit kerkesa ka arritur dje ne Komisionin e Ekonomise i cili duhet te miratoje te gjithe raportet e komisioneve te tjera qe kane te bejne me buxhetin.
Edhe pse kerkesa kishte kaluar me miratimin edhe te deputeteve te mazhorances ne Komisionin e Sigurise ajo ka shkaktuar diskutime ne Komisionin e Ekonomise. Komisioni i sigurise ka miratuar ne unanimitet kerkesen qe ka pasur nga SHISH per rritjen e buxhetit me 100 milione leke gje qe komisioni duhet ta kete parasysh. Kjo kerkese eshte konsideruar e drejte dhe normal per mirefunksionimin e ketij institucioni - tha nenkryetarja e Komisionit Mimi Kodheli.
Por e menjehershme ka qene pergjigja e deputetit demokrat Flamur Noka duke u shprehur se PD nuk eshte partia e Bahri Shaqirit qe te mendoje vetem per buxhetin e SHISH sic po benin sipas tij koleget e majte. Jemi vizionare ne nuk jemi partia e Bahri Shaqirit. Nuk e kemi ate kryetar qe te mendojme vetem per buxhetin e SHISH - tha Noka. Ketu eshte mbyllur edhe mbledhja e Komisionit dhe deputetet kane dale nga salla.
Buxheti eshte epilogu i perplasjeve te mazhorances me Sherbimin Informativ Shteteror. Ne veren e ketij viti deputeti Fatos Hoxha kishte propozuar nje draft per funksionimin e ketij institucioni i cili parashikonte shkarkimin e Shaqirit brenda gjashte muajve dhe emerimin e nje personi tjeter ne vend te tij. Madje kjo eshte bere pjese edhe e diskutimeve per buxhetin dy dite me pare ku Hoxha ka mbeshtetur draftin e tij te disa diteve me pare.
Mazhoranca dhe opozita perplasen per buxhetin e Sherbimit Informativ Shteteror
Dy dite me pare Komisioni i Sigurise kishte kerkuar rritje te fondeve per SHISH por kjo eshte shoqeruar me debate te ashpra ne Komisionin e Ekonomise
Opozita mbeshtet rritjen e fondeve per Sherbimin Informativ Shteteror
Fillimisht ishte rene dakord qe SHISH-it ti rritej fondi me 100 milione leke