E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kolegji "Kristal" feston 10-vjetorin

Kolegji arsimor "Kristal", ka festuar dhjetë vjetorin e krijimit të tij.
Për te fëstuar këtë përvjetor është organizuar një koncert nga nxënësit dhe ish nxënësit e këtij kolegji të cilët kanë dhënë një program artistik me këngë, recitime dhe vallëzime. Të ftuar special në këtë ceremoni të veçantë ishin stafi i këtij kolegji, por edhe prindërit e nxënësve. Ndërkohë është bërë edhe inagurimi i nje muzeu, të ndërtuar në ambientet e brendshme të kolegjit "Kristal".
Pothuajse të gjithë nxënësit kishin në duar buqeta me lule për të jua dhuruar ato mësimdhënësve dhe stafit drejtues të këtij kolegji, duke festuar kështu ditëlindjen e dhjetë që ky institucion shpërndanë dije dhe rrit breza.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›