E Diel, 1 Nëntor 2026

Beogradi: Nuk ka bisedime me Kosovën para vendimit të GJND-së

Beogradi zyrtar shprehet se nuk do të zhvillojë bisedime me Prishtinën përpara se të shpallet vendimi i Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë lidhur me ligjshmërinë e pavarësisë së Kosovës.
Kryetarja e Këshillit të Politikave në Ministrinë e Jashtme të Serbisë, Sonja Liht theksoi se është e qartë se bisedimet janë të nevojshme, dhe shpreson që të ketë një lloj dialogu pas vendimit të GJND-së.
Duke iu përgjigjur kritikave të opozitës, se pjesëmarrja e Serbisë në takimin e Sarajevës është një lloj njohje e Kosovës, Liht tha se përfaqësuesit e Kosovës do të shoqërohen nga ata të UNMIK-ut, dhe pjesëmarrësit në konferencë nuk do të paraqiten me emrat e shteteve.
Liht shtoi se, as Bashkimi Evropian, as lojtarët e tjerë të rëndësishëm, nuk duan që Kosova të mbetet përjetësisht një konflikt i ngrirë.
Më tej ajo thotë se ka mendime të ndryshme se si të dilet nga kjo situatë. Në një deklaratë për mediat, znj. Liht tregoi shembullin e Qipros si "një lloj zgjidhje" për Kosovën.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›