Kolegji Zgjedhor, 5 ankesa nga PD dhe PS
TIRANË- Subjektet politike kanë depozituar sot ankesat e tyre pranë Kolegjit Zgjedhor në Gjykatën e Apelit. Partia Demokratike ka bërë dy ankimime, që të dyja për qarkun e Fierin, ndërsa Partia Socialiste ka ankimuar rezultatin e ne disa zona të Fierit, të Berarit dhe të Shkodrës. Ndërkohë janë bërë edhe dy ankesa nga partitë e vogla, si PDI dhe PK.
Kërkesat e PD-së dhe PDI-së që kundërshtojnë rezultatin e Fierit, janë bashkuar. Me short relator i çështjes ishte gjyqtarja Entela Prifti. Pritet që ky proces të fillojë të martën me datë 21 korrik.
Po sot u shqyrtua edhe ankesa e PS-së për Fierin, me relatore gjyqtaren, Dhurata Haveri.
PS kërkon që kutia me nr 30/52 e Ruzhdies të mos përfshihet në rezultat, pasi ka qenë e dëmtuar dhe është mbyllur pa praninë e komisionereve socialistë. PS ka ankimuar edhe Beratin dhe një kërkese e ngjashme pritej të depozitohej edhe nga G 99. Në çdo rast, data për shqyrtimin e ankeses se Partise Socialiste për Beratin është fiksuar për të mërkurën 22 korrik, në orën 10 paradite. Edhe këtu, relatore është gjyqtarja Haveri. Socialistët kanë ankimuar edhe Shkodrën, ndërkohe që për Durrësin është depozituar një ankesë nga Partia Konservatore.
Sipas kodit zgjedhor, vendimet e Kolegjit Zgjedhor janë tëe formës së prerë. Kolegji përbehet nga 8 gjyqtarë të gjykatave të apelit të zgjedhur me short.
************
KQZ e dyzuar, rihap procesin e ankesave për partinë e çamëve
ora 15:00
TIRANË - Komisioni Qendror i Zgjedhjeve u mblodh sot për të pranuar ankesën e PDI për rezultatin e qarkut të Fierit, ndërkohë që mbrëmë zëdhënësi i KQZ, Leonard Olli, doli publikisht për të thënë se u mbyll procesi i ankesave të partive dhe tashmë i hapet rruga Kolegjit Zgjedhor.
Kërkesa e partisë së çamëve ndezi debat në KQZ. Kryetari i komisionit, Arben Ristani replikoi me përfaqësuesin ligjor të PS-së, Genci Gjonçaj . "Ju keni penguar procesin dhe keni dashur ta prishni atë. Tani po prishni mbledhjet e KQZ-së. Nuk më mbetet tjetër veçse t'iu denoncoj publikisht si njeriu që tenton në mënyrë të vazhdueshme të prishë mbledhjet", u shpreh Ristani. Më parë, Gjonçaj deklaroi se KQZ e ka mbyllur procesin e marrjes në shqyrtim të ankesave dhe tashmë s'ka asnjë llogjikë t'i kthehemi KZAZ nr.20 të Fierit, votat e së cilës u numëruar në KQZ. Pra ankesa është paraqitur jashtë afateve ligjore.
Gjithsesi, komisioni pa votat e të majtëve, vendosi që ditën e hënë të mblidhej për të shqyrtuar ankimimin e partisë së çamëve. Kjo parti kërkon të shpallet i pavlefshëm rezultati zgjedhor në disa qendra votimi të qarkut Fier. Në akt-ankesë, PDI kërkon pavlefshmëri për qendrat me nr. 3185, 3188 dhe 3196 të KZAZ-së nr. 20 dhe në QV-së nr. 3006 të KZAZ-së nr.18.
Në zgjedhjet parlamentare të 28 qershorit, PDI konkuroi si pjesë e koalicionit të djathtë "Aleanca e Ndryshimit" dhe fitoi vetëm një mandat në qarkun e Vlorës.
**********
KQZ mbyll ankesat. Rezultati, pas Kolegjit
dt. 16 korrik, ora 19:40
Zedhenesi i Komisionit Qendror te Zgjedhjeve, Leonard Olli deklaroi se eshte mbyllur procesi i ankimimit te rezultateve te zgjedhjeve. Sipas tij, KQZ per nje jave shqyrtoi 15 ankesa te subjekteve politike, nderkohe qe sot ka nisur me ndarjen e mandateve. Deri tani jane mandatuar zyrtarisht 40% e deputeteve te Parlamentit te Shqiperise.
"Jane shperndare mandatet ne Korce, Kukes, Diber, Elbasan dhe ne disa qarqe te tjera dhe deri tani jane mandatuar 40% e deputeteve", ka deklaruar Olli.
Ai ka dhene serish rezultate paraprake te zgjedhjeve te 28 qershorit:
"Pas procesit te numerimit kryeson Aleanca e Ndryshimit me 70 mdanate, e ndjekur nga Bashkimi per Ndryshim me 64 mandate dhe Aleanca Socialiste per Integrim me 4", ka nenvizuar Olli.
Mbyllja e rezultatit perfundimtar do te behet pas vendimeve te Kolegjit Zgjedhor
Kolegji, nga momenti i paraqitjes së kërkesave ankimore, ka në dispozicion 10 ditë për t'i shqyrtuar ato. "Kjo krijon mundësinë kohore, që në fund të muajit korrik të bëhet i mundur çertifikimi i rezultatit përfundimtar të zgjedhjeve nga ana e KQZ", sqaron zedhenesi.
Ndërkohë drejt hapit të fundit, ankimimit tek Kolegji Zgjedhor, do të shkojnë sërish PD dhe PS. Përkatësisht Partia Socialiste ka deklaruar se do të ankimojë vendimin e KQZ për një kuti në Fier, për tabelat e qarkut të Beratit, të Tiranës dhe Shkodrës. Në Berat kjo parti pretendon të marrë edhe një mandat tjetër. Ndërkohë Partia Demokratike ka deklaruar se do të ankimojë dy kuti të qarkut të Fierit, dhe një kuti të qarkut të Shkodrës.
Mandatet dhe përqindja e votave
1.Aleanca e Ndryshimit, 46.92% ose 70 mandate
2.Aleanca Socialiste per Integrim, 5.52% ose 4 mandate
3.Bashkimi per Ndryshim, 45.52% ose 66 mandate
********
KQZ, rrëzohen kërkesat për 3 qendrat në Fier
dt.14 korrik
TIRANË- Pas debatesh Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka rrëzuar kërkesën për pavlefshmëri në tre qendrat e votimit në Qarkun e Fierit. Me shumicë votash është hedhur poshtë kërkesa e kreut të komisionit, Ristani për pavlefshmëri dhe bashkë me të, edhe ajo e dy anëtarëve për rivlerësim të votave në gjithë Qarkun.
Bëhet fjalë për qendrat 3119, 3120, 3121 në të cilat nuk janë zhvilluar zgjedhjet për shkak të mungesës së komisionerëve.
Përfaqësuesja e PS-së, Deshira Subashi ka thënë se objekti i shqyrtimit për shpalljen e pavlefshme të tre qendra në Fier, ku nuk është votuar duhet të ishte shoqëruar me tabelën e rezultateve.
Ka qenë vet kreu i këtij institucioni, Arben Ristani, ai që duke lexuar rendin e ditës për mbledhjen e sotme, ka përfshirë si një pikë të saj edhe miratimin e një vendimi për të shpallur të pavlefshme votimin në tre qendra votimi në komunën Portëz të qarkut të Fierit ku në 28 qershor nuk u zhvilluan fare zgjedhje. Proces ky që megjithëse i nevojshëm, rezulton të jetë në kundërshtim me procedurat që përcakton Kodi Zgjedhor, pasi është jashtë afateve kohore për shkak se KQZ-ja ka miratuar para disa ditësh tabelat përmbledhëse të rezultateve të këtij qarku. Por pavarësisht se një akt formal, ai rrezikon të shfrytëzohet nga PD, së cilës i krijohet mundësia në këtë mënyrë për të bërë kërkesën, qoftë për të kryer votimin në këto qendra për shkak se votat e tyre mund të ndikojnë në rezultatin final, atë të ndarjes së mandateve, ose më e keqja akoma mund të paraqesin edhe kërkesën për të shpallur të pavlefshëm të gjithë procesin zgjedhor në qarkun e Fierit. Edhe pse të dyja këto variante mund të konsiderohen të pamundura për t'u realizuar për shkak se për tu miratuar kërkojnë 5 vota, ato mund të kenë vlerë për demokratët, për tu paraqitur më pas në Kolegj ku edhe aty mund të shtrojnë të njëjtat kërkesa.
15 korrik/ ora 15.20
KQZ për Shkodrën, rrëzon PS-në, hap kutitë e ankimuara nga PD-ja
TIRANE- KQZ i ka dhënë OK kërkesës së PD për të hapur dy kuti të konsideruara si të parregullta nga KZAZ-ja e qarkut Shkodër. Ndërkohë në mesditë KQZ rrëzoi kërkesën e PS për hapjen e disa kutive të tjera te po ketij qarku.
Nga përfundimi i numërimit të kutisë së parë të KZAZ 41, Partia Demokratike rezultoi me 278 vota, ndërsa Partia Socialiste me 38 vota.
Më parë, anëtarët e majtë në KQZ kundërshtuan hapjen e kutisë pasi ishte e parregullt, ç'ka linte dyshime se aty mund të ishin shtuar vota. Ata kërkuan te mbetet në fuqi vendimi i KZAZ 41, që e ka konsideruar të parregullt këtë kuti. Ndërkaq nuk kanë qënë të të njëjtit mendim komisionerët e djathtë qe me shumice votash vendosën të hapin dy kutitë e ankimuara nga PD.
Në mbrëmje, Komisioni diskutoi për kutinë nr. 0342 që pasi u numërua u shpall e pavlefshme nga KQZ. Ky institucion nuk e përfshiu në rezultatin përfundimtar të zgjedhjeve të qarkut të Shkodrës.
KQZ rrëzon për herë të tretë PS-ne, nuk hap as kutite e Shkodrës.
ora 14:30
TIRANË - Është rrëzuar sërish ankesa e PS-së për rivlerësim e votave. Sot KQZ mori në shqyrtim ankesën për qarkun e Shkodrës dhe me shumicë votash vendosi të mos hapet asnjë kuti e këtij qarku. Sipas kryetarit Ristani, KQZ s'ka kompetencë për të rinumëruar votat e gjithë qarkut.
Sipas tij, kërkesa e PS-së në këtë rast nuk është për rinumërimin e disa votave të caktuara, por për rinumërim të votave për një qark të tërë dhe kjo nuk është kompetencë e parashikuar në Kodin Zgjedhor, ndaj dhe kërkesa e dy anëtarëve është e pabazuar në ligj.
Ankesa e PS-së konstatonte parregullsi gjatë numërimit të votave në KZAZ-në nr. 40, 41, 42, 43 e 44, dhe ky subjekt kërkoi rinumërim dhe rivlerësim të votave. Nënkryetarja e KQZ-së Dëshira Subashi duke mbështetur ankesat në fjalë kërkoi nga Komisioni që të zbatojë nenin 138 (pika 3), për hapjen e kutive të votimit dhe rinumërim të votave.
Zgjedhjet në këtë qark janë kontestuar edhe nga Partia Demokristiane e cila ngriti pretendimin se në disa KZAZ të Shkodrës këtij subjekti nuk i janë lejuar vëzhguesit e tij të monitorojnë numërimin e votave, gjë që sipas tyre ka sjellë parregullsi dhe ka ngritur dyshime se votat nuk janë ndarë si duhet. Kërkesa u hodh poshtë nga KQZ-ja.