E Diel, 1 Nëntor 2026

Konflikt banal, vritet 30 vjeçari në Berat

BERAT- Një i ri 30 vjeçar ka mbetur i vdekur sot në Berat, kur është qëlluar me pistoletë nga personi i shpallur në kërkim nga policia, Përparim Mahmutajn, 40 vjeç.

Nga të dhënat paraprake mësohet se ngjarja e rëndë në lagjen 'Celepias' ndodhi për shkaqe banale, të përplasej së makinave. Viktima Erion Toska është qëlluar me armë zjarri tip pistoletë kur ai bashkë me të vëllain kanë qenë duke lëvizur me automjetin e tyre në rrugën ku banonte autori.

Në momentin kur kanë kthyer makinën kanë gërvishur makinën e 40 vjecarit. Pas gërvishjes ka lindur dhe sherri mes tyre. Në gjaknxehje e sipër 40 vjecari ka nxjerrë pistoletën dhe ka qëllur në kokë të riun.

Menjëherë viktima është shoqëruar nga i vëllai në spitalin e qytetit por për shkak të plagës, Erion Toska nuk ka mundur të mbijetojë. Një grup specialistësh të hetimit kanë shkuar në vendin e krimit për të mbledhur provat dhe dëshmitë, ndërsa është shpallur në kërkim autori Përparim Mahmutaj.



 

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›