E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kolegji Zgjedhor pasneser nis shqyrtimin e kerkeses ankimore te PS-se

Në datë 26 maj, Kolegji Zgjedhor do të shqyrtojë kërkesën e subjektit politik “Partia Socilaiste”, për miratimin e KZAZ nr. 49 dhe tabelës finale për Tiranën të shpallur nga KQZ, 1 ditë më parë.

Në këtë kërkesë, Kolegjit i kërkohet që të shprehet me vendim mbi rezultatin e kutisë së fundit, Njësia 5, nga numërimi i së cilës, kandidati Edi Rama doli në avantazh me 10 vota.

8 anëtarët e Kolegjit Zgjedhor, kanë publikuar dhe listën në datën dhe orën e shqyrtimit të ankesave që kanë depozituar subjektet politike si dhe kanë përcaktuar datën 27 maj, si ditën kur ky Kolegj do të nisë shqyrtimin përfundimtar për fituesin e Bashkisë së Tiranës.

Padia e sotme e opozitës synon të kontestojë rezultatin e shpallur mbrëmë nga KQZ-ja, që nxjerr fitues kandidatin e Partisë Demokratike, Lulzim Basha.

Kjo është ankesa e dytë që PS dërgon në Kolegj pas asaj të disa ditëve më parë, ku i kërkonte që të detyronte KQZ-në të shpallte rezultatin paraprak të zgjedhjeve.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›