E Shtunë, 31 Tetor 2026

PS kushtezon cdo veprim te saj me vendimin e Kolegjit Zgjedhor per Tiranen

Grupi parlamentar i Partisë Socialiste do të bojkotojë të gjitha komisionet parlamentare dhe seancat në Kuvend deri kur Kolegji Zgjedhor të vendosë për Tiranën. Socialistët kushtëzojnë çdo veprim të tyre me vendimin e Kolegjit Zgjedhor për Tiranën.

Nëse Kolegji Zgjedhor do të kthejë vendimet e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, socialistët do të rifillojnë bojkotin e institucioneve për të dalë në rrugë me protesta.

Deputetët socialistë i kanë thënë “Jo” njëzëri teorisë së hedhur në media pro Edi Ramës, për dorëzim të mandateve, të cilat i kanë fituar në zgjedhjet e vitit 2009.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›