Kolegji Zgjedhor pranon provat e LSI per zgjedhjet ne Kukes Rozeta Rapushi
Kolegji Zgjedhor vendosi te pranoje dje, provat e vena ne dispozicion nga partia Levizja Socialiste per Integrim (LSI) per rezultatin e zgjedhjeve ne Qarkun e Kukesit, ku kjo force politike pretendon se ka marre nje mandat ne kete qark. Pas shqyrtimit te ankeses se bere nga LSI, Kolegji vendosi dje qe te pranoje pamjet filmike te cilat sipas LSI-se tregojne qartazi mosperputhjet e votave ne kete qark ne dem te LSI-se. Kjo force politike pretendon se zoteron prova te mjaftueshme qe nxjerrin ne pah numerimin e gabuar te votave ne kutite e Qarkut Kukes, dhe se per shkak te numerimit te gabuar nuk ka marre mandatin ne kete qark, per te cilin i duhen vetem 15 vota. Madje sipas LSI, kjo parti per shkak te parregullsive i jane marre 155 vota. Pas degjimit te ketyre pretendimeve, Kolegji vendosi te kryeje nje akt ekspertimi per pamjet filmike te vena ne dispozicion nga LSI. Ky organ, vendosi qe ekspertimi te kryhet nga eksperte, perkatesisht nje i LSI dhe nje i PD-se te perzgjedhur tashme nga palet. Keshtu LSI paraqiti dje pasdite emrin e Ardian Pollos si ekspert ne Kolegjin Zgjedhor, ndersa PD ate te Zamir Hoxhes. Aktualisht KQZ sipas vendimit te marre dite me pare ka lene ne fuqi ndarjen e mandateve ne Kukes sipas rezultateve, ku Partia Demokratike ka marre tre mandate deputetesh ndersa PS nje. Nderkohe qe LSI pretendon se nje mandat i takon kesaj force politike dhe jo PD. Ankimi i LSI-se ne Kolegjin Zgjedhor erdhi pasi Komisioni Qendror i Zgjedhjeve refuzoi dite me pare qe te marre si prove pamjet filmike te propozuara nga LSI. Pamje te cilat tashme do te vleresohen nga ekspertet ne Kolegjin Zgjedhor.
VENDIMI
Pas shqyrtimit te ankeses se bere nga LSI, Kolegji vendosi dje qe te pranoje pamjet filmike te cilat sipas LSI-se tregojne qartazi mosperputhjet e votave ne kete qark ne dem te LSI-se. Kjo force politike pretendon se zoteron prova te mjaftueshme qe nxjerrin ne pah numerimin e gabuar te votave ne kutite e Qarkut Kukes, dhe se per shkak te numerimit te gabuar nuk ka marre mandatin ne kete qark, per te cilin i duhen vetem 15 vota.