Policia greke, e gjitha ne gjueti te Ilir Kupes
Greqi- Forcat speciale te policise greke po vazhdojne gjuetine per shqiptarin tjeter te arratisur nga burgu i Trikales, Ilir Kupa, pas vrasjes se dites se diel te Marian Koles.
Sipas mediave greke, me shume se 500 forca policie po bejne krehjen e zones ku ata u perballen me dy shqiptaret e arratisur, ne Vrosina, afer kufirit shqiptaro-grek. Po dje Ministria e Brendshme greke deklaroi publikisht se nuk terhiqet nga operacioni pa kapur edhe Ilir Kupen, per te cilin po ndjek gjurmet. Njolla gjaku te te arratisurit Kupa jane gjetur ne pyll dhe policia beson se nuk mund te jete larguar shume.
Nderkohe po punohet per te gjetur lidhjet qe kane pasur dy shqiptaret ne Greqi, pasi ne nje cante shpine te Marian Koles jane gjetur ushqime te gatuara. Gjithashtu policia greke po punon edhe per zbulimin e thirrjeve telefonike te Koles, per te zbuluar ndihmesit dhe strehuesit e te arratisurve. Nje dite me pare, policia greke ekzekutoi te shumekerkuarin shqiptar, Marian Kola, te arratisurin nga burgu i Trikalas, ne vendin e quajtur Vrosina, 15 kilometra nga kufiri shqiptaro-grek, ne Thesproti. Marian Kola dhe Ilir Kupa, po tentonin te kalonin lumin Kalama. Kola mori plumb vdekjeprures ne shpine dhe me pas u qellua me predha te tjera ne perpjekje per t’u futur ne pyll. Iu gjet canta me ushqime, automatiku, granatat dhe sende te tjera materiale. Ne kete operacion besohet se u plagos shoqeruesi i tij, po drejtues i grupit, Ilir Kupa. Me pare ishin vrare ne rrethim gjate muajit qershor, edhe xhaxha e nip, Kujtim dhe Ermir Lika (Sajmir dhe Flamur Sinani), nga Kurbini, po te arratisur nga Larisa ne 2006 dhe Trikala me 2013. Te 11 te burgosurit, te gjithe shtetas shqiptare, u arratisen nga burgu i Trikalas, 320 kilometra ne veri-perendim te Athines, me 23 mars te ketij viti. Tre prej te arratisurve jane kapur dhe aktualisht pa vendndodhje jane 5 te tjere, per te cilet besohet se kane hyre ne territorin shqiptar.
Te paret
Me pare ishin vrare ne rrethim gjate muajit qershor, edhe xhaxha e nip, Kujtim dhe Ermir Lika (Sajmir dhe Flamur Sinani), nga Kurbini, po te arratisur nga Larisa ne 2006 dhe Trikala me 2013. Te 11 te burgosurit, te gjithe shtetas shqiptare, u arratisen nga burgu i Trikalas, 320 kilometra ne veriperendim te Athines, me 23 mars te ketij viti.