E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kolegji Zgjedhor pranon vendimin e KQZ-se per 89 ZAZ

Numërimi i votave në zgjedhjet e 23 qershorit pritet të mbaroje më herët se në zgjedhjet e kaluara, pasi zonat zgjedhore dhe qendrat e numërimit do të jenë më të shumta në numër.

Në këtë mënyrë Kolegji pranoi propozimin e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve në një seancë të zhvilluar pas ankimimit të Partise Demokratike.

Sipas demokratëve rritja e numrit të qendrave të numërimit është domosdoshmëri, pasi do të sjellë rezultat më të shpejtë.

Ndërsa përfaqësuesit e Partisë Socialiste e kundërshtuan këtë propozim, duke pretenduar se rritja e popullsisë nuk duhet të justifikohet me një numër më të madh te Zonave të Administrimit Zgjedhor.

PD iu drejtua Kolegjit Zgjedhor, pasi në KQZ nuk u arrit konsensusi i nevojshëm për shtimin e numrit të zonave të administrimit të zgjedhjeve.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›