Kolegji Zgjedhor rrëzon PD, certifikon zgjedhjet në qarkun e Vlorës

Kolegji Zgjedhor ka rrëzuar ankimimin e Partisë Demokratike për pavlefshmërinë e zgjedhjeve parlamentare në qarkun e Vlorës, duke i hapur rrugë Komisionit Qendror të Zgjedhjeve për shpërndarjen e mandateve të deputetëve në këtë qark.
Trupa gjykuese nuk u bind nga pretendimet e Partisë Demokratike, e cila kishte argumentuar se procesi zgjedhor ishte i parregullt. Me këtë vendim, rezultati në Vlorë certifikohet si përfundimtar.
Më herët, Kolegji kishte rrëzuar edhe ankimimet e PD për qarqet Lezhë, Kukës, Gjirokastër, Korçë, Shkodër, Dibër dhe Berat.
Ndërkohë, për qarqet Tiranë, Fier dhe Durrës, Komisioni i Ankimimeve dhe Sanksioneve vijon procesin e rinumërimit të votave. Koalicioni “Partia Demokratike – Aleanca për Shqipërinë Madhështore” ka pretenduar se në disa qarqe janë evidentuar parregullsi në administrimin dhe numërimin e votave, por deri më tani, këto nuk kanë sjellë ndryshime në përbërjen e mandateve.
/rtsh.al/