Kolegji Zgjedhor rrëzon kërkesën e parë të PS
Kolegji Zgjedhor pushon kërkesën e Partisë Socialiste për vonesën e shpalljes së rezultatit të njësisë numër 5 në Tiranë. Ky është vendimi që ka marrë Kolegji Zgjedhor i kryesuar nga gjyqtari Petraq Dhimitri, për padinë e bërë nga PS ndaj KQZ që të shpall vendimin për tabelën përmbledhëse të KZAZ-së nr. 49 në Tiranë.
Vendimi i pushimi Kolegjit Zgjedhor do të thotë që përderisa kjo çështje është kaluar në KQZ dhe janë miratuar tabelat, atëherë kërkesa e PS drejtuar Kolegjit nuk kishte objekt për tu shqyrtuar.
Në seancë, avokatët e PS pretenduan se KQZ ka kaluar afatin 48 orë për të shpallur vendimin për tabelat e KZAZ nr. 49, duke sjellë edhe mos shpalljen e rezultatit për Bashkinë e Tiranës. Ndërsa avokatët e KQZ, kanë pohuar se ky institucion i ka miratuar tabelat përmbledhëse, pas hetimit administrativë që ka bërë, pasi procesverbalet nuk ishin firmosur nga të gjithë anëtarët e KZAZ-së.
Në përfundim të ballafaqimit të argumenteve të palëve, Kolegji vendosi pushimin e çështjes. Pas këtij vendimi, deputeti i PS Damian Gjiknuri ka bërë thirrje që Kolegji Zgjedhor të mos mbajë anën e asnjë partie politike