E Shtunë, 31 Tetor 2026

Turqia rol ndërmjetësues mes Sirisë e Izraelit

"Kemi patur disa kërkessa për rinisjen e këtij procesi dhe do të na duhet të shqyrtojmë çështjen", deklaroi Erdogan në aeroportin e Ankarasë, pasa se të nisej për në Alep, në veri të Sirisë, ku do të zhvillojë bisedime me presidentin sirian, Bachar al-Assad në lidhje me konfliktitn në Lindjen e Mesme dhe marrëdhëniet dypalëshe.

"Duhet të jemi gati për rinisjen e negociatave", u shpreh ai, pa bërë publike se cili vend kishte kontaktuar me Turqinë.

Ankaraja ka patur rolin e ndërmjetësueses gjatë katër raundeve të negociatave mes Izraelit dhe Sirisë vitin e kaluar, por këto bisedime u ndërprenë në muajin dhjetor të vitit të kaluar pas fillimit të ofensivës ushtarake së shtetit hebre në Rripin e Gazës.

"Jemi të vendosur të për të bërë gjithshka është e mundur për paqen në Lindjen e Mesme", theksoi Erdogan.

                                                                                             

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›