Kolegji Zgjedhor shuplakë KQZ-së, miraton kërkesën e PS-së për fletën e votimit
Kolegji Zgjedhor ka miratuar gjatë ditës së sotme miratimin e kërkesës së Partisë Socialiste. Kjo e fundit kërkonte vendosjen e emrit të kësaj partie dhe të aleatëve të saj në fletën e votimit, ashtu siç KQZ ka bërë edhe me mazhorancën.
KQZ kishte vendosur në vletën e votimit vetëm emrin e koalicionit të opozitës, në një kohë që për mazhorancën, kishte vendosur të gjithë emrat e partive që përbëjnë koalicionin e kësaj të fundit në fletën e votimit.
Vendimi u ankimua nga ana e PS-së, pasi u konsiderua si një shkelje e rëndë dhe një favorizim i hapur i KQZ-së ndaj mazhorancës.