E Diel, 1 Nëntor 2026

DOSSIER/ Zgjedhje 96, manipulimi i 26 majit dhe standardet e 20 tetorit

Si e kundërshtoi komuniteti ndërkombëtar 26 majin, dhe si e pse u pranuan si të rregullta zgjedhjet lokale të 20 tetorit. Bojkoti i gjatë i socialistëve dhe efekti i dy humbjeve në zhvillimet e brendshme të kësaj partie

Nga Luljeta Progni

Kishin kaluar pesë vjet nga zgjedhjet e para pluraliste në Shqipëri kur komuniteti ndërkombëtar pretendonte se Shqipëria duhet të zhvillonte një proces zgjedhor sipas standardeve demokratike. PD kishte katër vite që ishte në pushtet, ndërsa Partia Socialiste, pasardhëse e PPSH, ishte në opozitë dhe në proces reformimi. Qeverisja demokrate kishte shfaqur në katër vjet mjaft elemente të së shkuarës komuniste në ushtrimin e pushtetit. Bëhej fjalë për lirinë e medias, për mungesë të pavarësisë së institucioneve, për përqendrim të pushtetit në duart e një individi të vetëm, që ishte presidenti i vendit, Sali Berisha. Sidoqoftë, në fund të katër viteve, qeverisja demokrate kishte edhe bilancin e saj pozitiv sa i përket kryerjes së disa reformave mjaft të rëndësishme. Po afroheshin zgjedhjet parlamentare dhe ishte momenti që PD të dëshmonte se ishte një parti e përmasave demokratike, pasi pritej që të zhvillonte zgjedhje të lira dhe të ndershme, ose të paktën ky ishte pretendimi i perëndimorëve, që kishin mbështetur PD në ardhjen në pushtet në vitin 1992, por edhe në kryerjen e reformave gjatë katër viteve të qeverisjes. Por nuk ndodhi kështu.

Në ditën e zgjedhjeve parlamentare të 26 majit 1996, Partia Socialiste tërhoqi komisionerët nga të gjitha qendrat e votimit në vend pa u mbyllur procesi zgjedhor, duke zhvlerësuar tërësisht procesin zgjedhor dhe duke i lënë hapësirë manipulimit të zgjedhjeve. Arsyeja e tërheqjes ishte se qeveria po manipulonte dukshëm zgjedhjet. PS-ja nuk priti të mbaronte votimi dhe pastaj të shprehej për zgjedhjet. Kriza ishte në prag. PD-ja i fitoi zgjedhjet, ndërsa PS nuk i njohu rezultatet dhe bojkotoi Parlamentin. Demokratët zunë 122 vendet e tyre në Parlament, ndërsa vëmendja e opinionit u shpërngul në standardet e procesit dhe protestat nëpër rrugë. Zgjedhjet e 26 majit u konsideruan nga ndërkombëtarët me legjitimitet të cunguar. Sipas tyre, këto ishin zgjedhjet më të parregullta që ishin zhvilluar ndonjëherë pas rrëzimit të komunizmit në një vend të Europës Lindore. Partia Demokratike nga ana e saj kishte dëmtuar rëndë një prej elementeve bazë të demokracisë. Edhe kjo parti ishte nën shtysat e para të metodave komuniste me gjithë retorikën kundër komunizmit. PD-ja, jo vetëm i prishi zgjedhjet, edhe me ndihmën e PS, por ajo në tërësi gjatë këtyre viteve me retorikën antikomuniste pa kuptim, me veprimet e qarta kundërdemokratike ndaj medias, me sjelljen triumfaliste dhe me shumë njerëz që vinin nga regjimi i kaluar, kishte ndihmuar në pengimin e reformimit të PS-së. PD kishte ndihmuar në bunkerizimin e PS-së. PS-ja vetë e kishte të gjithë indin për të qenë një parti e vjetër dhe ish-komuniste.

Megjithëse PS kishte bojkotuar Parlamentin e dalë nga zgjedhjet e 26 majit, një ndër gjashtë deputetët socialistë që fituan më 26 maj, Sali Rexhepi, shkoi në Parlament duke thyer vendimin e PS-së për të mos njohur zgjedhjet. Rexhepi u përjashtua nga PS dhe vota e tij nuk u konsiderua më si votë socialiste në Kuvend. Duke përfituar nga raportet e cenuara midis mazhorancës demokrate dhe faktorit ndërkombëtar, socialistët e radikalizuan betejën për zgjedhje të parakohshme.

Pas ditës së zgjedhjeve të 26 majit, socialistët në opozitë sollën fakte të shumta të manipulimit, të cilat nuk u morën në konsideratë nga mazhoranca demokrate që kishte fituar, sipas numërimit të saj, në 122 zona nga 140 gjithsej. Ndërkombëtarët kritikuan procesin zgjedhor duke e konsideruar atë të manipuluar.

Në raportet e ndërkombëtarëve për zgjedhjet e 26 majit renditen një sërë kritikash duke filluar qysh me ndarjen e zonave të aplikuar më 1996, duke e konsideruar tërësisht

abuzive, jotransparente dhe jokushtetuese. Një ndër kritikat më kryesore të ndërkombëtarëve lidhet me ndalimin e mitingjeve të opozitës si dhe dhunën që shoqëroi procesin zgjedhor, kryesisht ditët pas zgjedhjeve, dhe më pas kritika të tjera të rëndësishme që kanë të bëjnë me ditën e zgjedhjeve.

Më poshtë renditen disa kritika të raporteve të ndërkombëtare, referuar librit të Afrim Krasniqit Zgjedhjet në Shqipëri (1991-2008).

***

Këshilli i Europës përmes një rezolute tha se zgjedhjet janë njollosur nga dhuna dhe parregullsitë. Një deklaratë e ashpër kundër PD-së dhe standardeve të zgjedhjeve u bë nga nëntë vëzhgues nga Norvegjia dhe Britania e Madhe. Ajo u bë përpara deklaratës zyrtare të grupit vëzhgues të ODHIR-it, çfarë la hapësira për kritika dhe spekulime të ndryshme politike lidhur me rolin e vëzhguesve ndërkombëtarë. PD-ja dhe media e kontrolluar prej saj ndërmori një fushatë denigrimi për vëzhguesit ndërkombëtarë. Ata deklaruan se rreth 30% e ekipit vëzhgues të ODHIR-it ishte ftuar nga PS-ja dhe se 9 vëzhguesit norvegjezë ishin aktivistë të rinisë komuniste, një vëzhgues suedez, një gjerman dhe një bullgar ishin ish-agjentë të sigurimit të shtetit, etj. E sigurt ishte se ata të tre kishin qenë disa herë për vizitë në Shqipëri gjatë viteve të diktaturës komuniste. Njëkohësisht, 19 vëzhgues europianë, (M.Venola, N.Vlora, A.Nidoli, P.Pellicini, P.Senone, S.Delmastro, D.Vedova, F.Reale, F.Bolla, P.Kapral, V. Grossruck, L.Kovlor, S.Doherty, L.Moczulski, E.Lasota, Y.Jego, G.Ecorcheville, J. Bleuchot, A. Delcamp, D. Adams) të cilët ishin përfaqësues partiakë nga Italia, Franca, Austria, Polonia dhe vende të tjera, thanë se zgjedhjet ishin të lira dhe nuk pati incidente dhe të dhëna për manipulime. Ndër urimet e para për PD-në ishte ajo e kryetarit të Senatit francez, ministrit të jashtëm austriak dhe e Sekretarit të Përgjithshëm të EDU-së Aleks Vintoriak. Urime erdhën nga shumë kancelari e shtete europiane, sidomos nga ato vende ku në qeveri ishin forcat e djathta, anëtare të EDU/EPP. Më 12 qershor analisti G. Partosh tha në BBC se ikja e opozitës nga zgjedhjet ishte një akt dëshpërimi. Vlerësimet e ODHIR-it u shoqëruan me rritje të kritikave nga disa organizma europiane, sidomos nga Parlamenti Europian dhe Këshilli i Europës. Ato pranuan legjitimitetin e parlamentit të ri, por kritikuan ashpër mangësitë dhe shanset e Shqipërisë për integrim në familjen europiane.

SHBA

Ngjarjet e 28 majit, dhe sidomos refuzimi i Presidentit për të pritur në takim zv/sekretarin amerikan të shtetit T.Uirth, si dhe më pas injorimi i kërkesës amerikane për përsëritjen e 40 zonave, bëri që SHBA-të të merrnin një pozicion të qartë kritik, madje duke tejkaluar edhe palën europiane. Më 21 qershor Departamenti i Shteti i cilësoi zgjedhjet një hap prapa në krahasim me zgjedhjet e mëparshme. Kjo deklaratë u prit me nervozizëm nga PD-ja.  Ministria e Jashtme mbrojti zgjedhjet dhe iu kundërvu DASH-it duke thënë se në zgjedhjet e vitit 1991, pavarësisht se 12 veta u vranë nga policia sekrete, PD-ja nuk i bojkotoi zgjedhjet. Pavarësisht nga këto qëndrime dhe interpretime, fjala e fundit i takoi ODHIR/ OSBE-së dhe raportit të tyre nal për zgjedhjet.  Ky raport ishte më kritiku në historinë e zgjedhjeve shqiptare. Asnjëherë më parë dhe më pas, vëzhguesit ndërkombëtarë nuk do të deklaroheshin aq prerë dhe publikisht kundër standardit të zgjedhjeve, përgjegjësisë së qeverisë, ndërhyrjeve politike në proces dhe rolit të institucioneve kryesore të shtetit, përfshirë Presidentin, Gjykatat, Këshillin e Ministrave, Policinë e Shtetit, Shërbimin Sekret dhe Komisionin Qendror të Zgjedhjeve.

Ekipi vëzhgues ndërkombëtar, i përbërë nga vëzhgues nga 11 shtete, deklaroi se vëzhguan 300 qendra votimi në 115 zonat elektorale. Konkluzioni i v

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›