E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kolegji Zgjedhor shyqrton ankimimet e partive politike

Kolegji Zgjedhor, shqyrton sot ankimimet e subjekteve politike, që kundërshtojnë rezultatet zgjedhore në disa qarqe të vendit. Kolegji Zgjedhor që nga momenti i paraqitjes së kërkesave ankimore, ka në dispozicion 10 ditë për t'i shqyrtuar ato.
Partitë politike që janë ankuar zyrtarisht pranë Kolegjit me kërkesat e tyre janë: Partia Demokratike, Partia Socialiste, Partia për Drejtësi dhe Integrim dhe Partia Konservatore. Këto subjekte kontestojnë vendimet e KQZ lidhur me rezultatet e disa KZAZ-ve në Qarqet e Fierit, Beratit, Tiranës dhe Shkodrës. Sipas Kodit Zgjedhor, vendimet e Kolegjit janë të formës së prerë.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›