E Shtunë, 31 Tetor 2026

Gjykata vërteton mandatin e Lulzim Bashës

Lulzim Basha është ligjërisht kreu i ri i Bashkisë së Tiranës pas vendimit që dha sot Gjykata e Shkallë së Parë për të njohur mandatin e tij për të drejtuar bashkinë më të madhe në vend.

Gjyqtarja Elbana Lluri dha sot vendimin për të njohur vendimin e dhënë më 8 korrik nga Kolegji Zgjedhor, ku shpallej fitues, kandidati demokrat, Lulzim Basha.
 

Sipas procedurës që parashikon ligji për pushtetin lokal, kreu i bashkisë më të madhe në vend, pajiset me një vërtetim të tillë, që tregon se procesi i ankimimit në Kolegjin Zgjedhor ka përfunduar dhe ai mund të nisë detyrën, me konstituimin edhe të Këshillit Bashkiak.
 

vokatët e Bashës, depozituan dy ditë më parë kërkesën në gjykatë duke iu referuar Ligjit “për organizimin dhe funksionimin e pushtetit vendor”, në të cilin saktësohet se mandati i kryetarit të Bashkisë apo komunës vërtetohet nga Gjykata.
 

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›