Kolegji pranon kërkesën e PD-së për Këshillin Bashkiak, vendos shpërndarjen e mandateve
Ashtu siç pritej, Kolegji Zgjedhor ka pranuar kërkesën e Partisë Demokratike për Këshillin Bashkiak të Tiranës.
Përfaqësuesit e PS-së nuk kanë marrë pjesë në këtë seancë, gjë që bëri edhe shtyrjen e saj për dy orë.
Përfaqësuesi i PD-së, Oerd Bylykbashi, pas vendimit është shprehur se tashmë mbeten vetëm çështjet burokratike për konstituimin e e Këshillit Bashkiak. Sipas tij, Kolegji me këtë vendim përmbylli procesin për zgjedhjet e Tiranës.
PD-ja i kërkoi Kolegjit Zgjedhor të përcaktojë mandatet për Këshillin Bashkiak të Tiranës mbi bazën e tabelave të grupeve të numërimit për secilën qendër votimi.
Demokratët iu drejtuan Kolegjit Zgjedhor, për shkak se Komisioni Qendror i Zgjedhjeve nuk mundi të arrijë kuorumin e cilësuar të votave, 5 me 2, për të konstituar Këshillin e ri Bashkiak të Tiranës.
28 këshilltarë në Këshillin Bashkiak do ti përkasin mazhorancës, ndërsa 27 opozitës.